Hazard pranon largimin nga Chelsea, Reali e pret

Eden Hazard praktikisht ka pranuar se do të largohet nga Chelsea për të nisur një aventurë të re me Real Madrid, menjëherë pasi ndihmoi Belgjikën të fitonte ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Botës, duke shënuar edhe gol në fitoren 2-0 ndaj Anglisë.

Edhe më parë sulmuesi kishte thënë që Reali është një klub i veçantë dhe ka shprehur hapur dëshirën se ku do të donte të luante nëse largohej nga Chelsea.

“Pas gjashtë vitesh të mrekullueshme te Chelsea mund të jetë koha për të zbuluar diçka të re. Sigurisht pas kësaj që bëmë në Kupnë e Botës. E vendos unë nëse do të qendroj apo do të rri, por edhe Chelsea do të thotë fjalën e vet. Nëse duan të më lënë të iki ata e dinë destinacionin tim të preferuar”.

Goli i fundit i Hazard për Chelsean erdhi në finalen e Kupës së Anglisë kundër Manchester United, që me sa duket do të jetë edhe ndeshja e fundit e belgut për Blutë. 27-vjeçari ka luajtur më shumë se 200 ndeshje me Chelsean që kur u bashkua me ta në vitin 2012 nga Lille, ndërsa në total ka realizuar 69 gola.

Por sezonin e kaluar skuadra londineze nuk arriti të kapte vendin e katërt në renditje dhe mungesa në Champions League ka qenë ndoshta shtysa e fundit për Hazard që të mendojë largimin. Përveç Realit për të u interesua edhe Barcelona, por katalanasit mësohet se kanë hequr dorë nga belgu për shkak të çmimit të lartë që Roman Abramovich kërkon, sipas raportimeve rreth 170 milionë Euro.

Duke parë vetë dëshirën e lojtarit, Florentino Perez do të përpiqet të ulë në maksimum këtë shifër, por gjithsesi do të bëjë çmos për ta sjellë në “Bernabeu”, pasi i ka ruajtur edhe fanellën me numër 7, që deri pak javë më parë mbahej nga Cristiano Ronaldo./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan