Hazard refuzon PSG, por lë të hapur mundësinë e largimit në të ardhmen

Eden Hazard prej kohësh është në radarët e gjigantëve spanjollë të Real Madrid, që pas përfundimit të Kupës së Botës që u zhvillua në Rusi gjatë verës. Sulmuesit belg i përfundon kontrata në fund të vitit 2020, ka shprehur dëshirën për të mos u larguar nga Chelsea në merkaton e janarit, por e ka lënë të hapur mundësinë e largimit në verë në “Bernabeu”, nëse nuk rinovon me “Blutë” e Londrës. Hazard nuk e ka fshehur ëndrrën për të luajtur me fanellën e bardhë të Realit.

Gjatë një interviste për Canal + France, belgu ka folur për një transferim të mundshëm dhe për rinovimin e kontratës, diçka që nuk po vjen. “Prej janarit, unë do të kem edhe një vit nga kontrata ime”, deklaroi ai fillimisht. “Por nëse nuk rinovoi, me shumë mundësi do transferohem. Vera e ardhshme do të vendosë gjithçka, por nuk e përjashtoj mundësinë që ta mbyll karrierën te Chelsea”.

Megjithatë, Eden Hazard e ka përjashtuar mundësinë për tu transferuar në merkaton e dimrit: “Unë nuk e braktis Chelsean në janar, nuk do ta bëja këtë për tifozët dhe për klubin ”. Gjithsesi ai pranoi se ka pasur kontakte edhe me PSG-në, por theksoi se nëse largohet për në Francë, ai do të luante vetëm me Lille. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan