Hazard zbulon të vërtetën e interesit nga Real Madridi

Pasi babai i tij bëri të ditur dëshirën e sulmuesit për një transferim në Real Madrid, ylli i Chelsea-t, Eden Hazard, i hodhi poshtë këto sugjerime duke theksuar se është i përqendruar vetëm tek kampionët e Anglisë. Komentet e diskutueshme erdhën pas një interviste të dhënë nga babai i tij në shtypin belg në dhjetor. Atë kohë, ai i referohej djalit të tij që nuk rinovoi kontratën me blutë sepse ai ishte duke pritur për një ofertë të mundshme nga Real Madridi.

“Kam biseduar me të për këtë gjë”, tha sulmuesi kur u pyet për këtë çështje. “Ai ka thënë disa gjëra të këqija, unë jam i përqendruar vetëm tek Chelsea. Kam edhe dy vite në kontratën time me Chelsea-n dhe jam i lumtur këtu. E kam thënë mbi 10 herë që dua ta mbyll këtë sezon dhe pastaj ne do të shohim”, deklaroi 27-vjeçari. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan