Hellas Verona kërkon shërbimet e sulmuesit kuqezi

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Janar 2018 20:42
Mund t’i ndihmojë në misionin për të qëndruar në Serie A

Një tjetër lojtar shqiptar, është në vëzhgimin e ekipeve të Serie A. Behët fjalë për mesfushorin Emanuele Ndoj, që kërkohet nga Hellas Verona. Ekipi që po lufton për mbijetesë tek ai sheh profilin e duhur të lojtarit i cili mund t’i ndihmojë në misionin për të qëndruar në Serie A.

Emanuele Ndoj aktualisht është pjesë e Brescia, por nuk po aktivizohet rregullisht dhe Hellas Verona mund të jetë një shans i mirë që të tregojë vlerat e tij.

Ndoj bën pjesë në ekipin kombëtar U-21 dhe është grumbulluar nga trajneri Christian Panucci për ndeshjen me Italinë, por pa mundur të debutojë. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike