Henry e do Fabregasin te Monaco

21 Dhjetor 2018

Menaxheri i Monacos, Thierry Henry shpreson se marrëdhëniet e tij me Cesc Fabregas mund ta bindin atë të bashkohet me klubin e Ligue 1.

Fabregas është në vitin e fundit të kontratës së tij dhe mbetet jashtë kontratës në fund të sezoni.

PavarĂ«sisht se Maurizio Sarri Ă«shtĂ« duke i kĂ«rkuar klubit qĂ« t’i rinovojĂ« atij, kontratĂ«n, spanjolli kĂ«rkon mĂ« shumĂ« kohĂ« tĂ« lojĂ«s.

Lexo po ashtu: Milani i ofron Fabregasit kontratë për dy vite e gjysmë

Situata e tij me klubin londinez ka bërë që shumë klube të njohura evropiane të vihen pas shërbimeve të tij.

Henry dhe Fabregas duke festuar një gol të Arsenalit së bashku (Foto: Clive Mason/Getty Images/Guliver)

Klubi i madh italian, Milani ka treguar një interes të madh për fituesin e Kupës së Botës me Spanjën në vitin 2010.

Por, tani sipas Evening Standard, garës për transferimin e mesfushorit spanjoll i është shtuar edhe skuadra nga Ligue 1, Monaco.

Lexo po ashtu: Dy super formacione me lojtarët që mund të transferohen falas    

Trajneri tyre, Henry shpreson se koha e tij e kaluar sĂ« bashku si lojtar me Fabregasin nĂ« BarcelonĂ« dhe te Arsenali do t’i japĂ« klubit tĂ« tij avantazh.

Monaco mund të përdorë përvojën e Fabregas këtë sezon, pasi ata aktualisht janë në pozitën e parafundit në tabelën e Ligue 1. /Telegrafi/

www.telegrafi.com