Henry e konfirmon interesimin e Monacos për Fabregasin

08 Janar 2019

Trajneri i Monacos, Thierry Henry, shpreson që klubi i tij të nënshkruajë me Cesc Fabregasin nga Chelsea.

Spanjolli nuk ka filluar asnjë ndeshje në Ligën Premier për Blutë në këtë sezon dhe në momentin e zëvendësimit në ndeshjen ndaj Nottingham Forestit në FA Cup i dha tifozëve një përshëndetje lamtumirës.

“Natyrisht, do tĂ« na pĂ«lqente ta kishim sa mĂ« shpejtĂ«”, ka thĂ«nĂ« Henry, i cituar nga ESPN.

Cesc Fabregas duke i përshëndetur tifozët në ndeshjen kundër Nottingham Forestit (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

“ShumĂ« klube do dĂ«shironin ta kishim. Ai do tĂ« jetĂ« lojtar i lirĂ« nĂ« fund tĂ« sezonit, edhe nĂ«se vjen nĂ« korrik, ne do tĂ« ishim tĂ« lumtur”.

Fabregas ka qenë i lidhur me shumë klube duke përfshirë Milanin dhe Atletico Madridin, por destinacioni i tij i radhës ende mbetet i paqartë.

Lexo po ashtu: Super skuadra me lojtarët që i përfundon kontrata në vitin 2019: Formacion yjesh, bankë rezervë klasi

Ish-mesfushori i Barcelonës dhe Arsenalit kaloi te klubi nga Stamford Bridge në verën e 2014, ndërsa mbush 34 vjeç në maj. Spanjolli ka fituar dy Liga Premier, një Kupë të Ligës dhe një FA Cup me Blutë.

31-vjeçari në pesë sezone te Chelsea ka shënuar 22 gola në 198 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/

www.telegrafi.com