Henry i jep fund spekulimeve, bëhet trajneri i ekipit të madh francez

13 Tetor 2018

Thierry Henry është emëruar trajneri i ri i Monaco-s deri në qershor 2021. Ish-sulmuesi i Arsenalit, i cili ishte zv.trajner te Belgjika, e filloi karrierën e tij profesionale në Monaco dhe i ndihmoi ata të fitonin Ligue 1 në vitin 1997. Klubi është i treti nga fundi në kampionat dhe shkarkoi trajnerin Leonardo Jardim të enjten për shkak të rezultateve të dobëta. Ish-sulmuesi i Juventusit, Barcelonës dhe New York Red Bulls u lidh me Aston Villa në javët e fundit dhe tha se ai kishte marrë disa oferta tërheqëse gjatë disa muajve të fundit.

“Duket si fat që unë do të filloj karrierën time si trajner këtu. Monaco gjithmonë do të jetë afër zemrës sime. Unë jam tepër i lumtur që mu dha kjo mundësi, por tani puna e vështirë duhet të fillojë”, tha Henry, i cili është shënuesi më i mirë i Arsenalit.

Monaco ka fituar vetëm një ndeshje gjatë gjithë sezonit në të gjitha garat. Në Ligue 1 ata kanë gjashtë pikë nga nëntë ndeshje me pesë humbje dhe kanë humbur të dyja ndeshjet në Ligën e Kampionëve. Ndeshja e parë e Henry në krye do të jetë kundër Strasburg në kampionat më 20 tetor, përpara transfertës në Champions me Brugge katër ditë më vonë.

Trajneri portugez Jardim u emërua në vitin 2014 dhe e udhëhoqi klubin drejt titullit francez në vitin 2017, i pari që nga viti 2000. 44-vjeçari gjithashtu drejtoi Monaco-n në gjysmëfinale të Champions League në 2016-17 dhe ndihmoi në zhvillimin e lojtarëve të tillë si Kylian Mbappe, i cili u shit te PSG, Thomas Lemar te Atletico Madrid dhe Bernardo Silva dhe Benjamin Mendy te City. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan