Henry: Mbappe do t'i thyejë të gjitha rekordet – flasim pas 20 vitesh

13 Nëntor 2019

Thierry Henry e ka vlerësuar lartë Kylian Mbappen duke thënë se mund të bëhet më i miri.

Legjenda e Arsenalit ka deklaruar se sulmuesi i Paris Saint-Germainit mund t’i thyej të gjitha rekordet në futboll.

“Mbappe është një lojtar i jashtëzakonshëm është një lojtar që do ta rrit edhe më shumë nivelin në kombëtare”, ka thënë Henry kur është pyetur për bashkëvendësin e tij.

“Ai madje do t’i thyej të gjitha rekordet në ekipin kombëtar, nëse nuk kushtëzohet nga lëndimet, do të luaj për një kohë të gjatë për Francën”.

Lexo po ashtu: PSG e do Viniciusin për ta lejuar kalimin e Mbappes te Real Madridi

“Do të flasim për atë mbas 20 vitesh, sepse po bën gjëra të pabesueshme. Shpresoj ta shoh akoma në fushë edhe pas 15-20 vitesh, duke marrë shkak disa kampionë si Ibrahimovic për shembull e të tjerë që arrijnë pothuajse të luajnë si 40-vjeç”, ka shtuar më tej ai.

Mbappe është duke u kërkuar me ngulm nga Real Madridi dhe në verën e vitit 2020 mund të largohet nga PSG-ja për një shumë rekorde. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan