Henry: Rashford po bën gabimin e jetës

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
13 Shkurt 2018 17:50
Francezi këshillon sulmuesin

Marcus Rashford duhet të mendojë ta lërë Manchester United në mënyrë që të sigurojë një ekip ku mund të luajë rregullisht dhe të vazhdojë zhvillimin e tij, sipas Thierry Henry. 20-vjeçari ka bërë 25 paraqitje në Premier League këtë sezon, por ai është përfshirë vetëm në 13 prej tyre si titullar dhe jo që nga barazimi 2-2 me Burnley në Boxing Day. Rashford nuk është paraqitur për më shumë se 20 minuta në ndeshjet e kampionatit vitin 2018 dhe Henry ndjen se ai duhet të marrë në konsideratë një lëvizje ndërsa pasi progresi i të rinjve mund të pengohet në “Old Trafford”.

"Një nga gjërat më të rëndësishme për mua është se duhet të luash", tha Henry në “Sky Sports”. "Ju nuk mund të jeni në stol dhe të mungoni një ndeshje, pasi humbni ritmin dhe të mësuarit rreth lojës dhe një shembull është Rashford. Ai nuk mundi të përfitonte nga ajo që bëri pas debutimit të tij, sepse ai njëherë luajti në të djathtë dhe njëherë në të majtë. Largimi është një fjalë e fortë. Natyrisht që ai dëshiron të jetë me United, por ai duhet të luajë dhe po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të që nga ardhja e Sanchez", deklaroi ish-ylli i Arsenalit.

VIDEO/ Dopieta e Immobiles çon Lazion e Strakoshës në vendin e katërt

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
19 Shkurt 2018 22:56
Regjistrohet rekord në këtë ndeshje

Lazio ka fituar 2-0 sfidën kundër Verona-s në “Olimpico” me dopietë të Immobile-s që është zhbllokuar pas 45 ditësh që nuk shënonte. Edhe Strakosha ka bërë paraqitje pozitive në këtë takim, duke dhënë ndihmesë maksimale në arritjen e vendit të katërt pas kësaj fitoreje.

Pjesa e parë e ndeshjes nuk pati gjë për të shënuar, pasi rrjetat nuk u prekën, por është regjistruar rekord për pesë ligat kryesore të europës. 17 gjuajtje në portë për 30 minuta lojë. Bardhekaltërit gjuajtën edhe traversën me Luis Alberto-n, por pa gjetur rrjetën.

Ndërsa në pjesën e dytë ndodhi gjithçka. Edhe pse Verona bëri rezistencë të gjatë, Immobile shënoi golin e parë për Lazio-n në minutën e 55, ndërsa 5 minuta më vonë shënon edhe golin e dytë. Kaq i ka mjaftuar skuadrës së Inzaghi-t që të marrë tri pikë me mjaft vlera. /EDS/

Gjici kundër Partizanit: Gjykimi ishte korrekt

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
19 Shkurt 2018 22:48
Presidenti i kënaqur

Kukësi mori një fitore me vlera të mëdha në “Selman Stërmasi” duke mposhtur me përmbysje 3-1 ekipin e Partizanit. Të besuarit e Pacult, me këtë sukses u ngjitën në vendin e tretë në kuotën e 32 pikëve duke kapur zonën Europa League. Në përfundim të takimit drejtuesit e Partizanit akuzuan gjyqtarin Kridens Meta, teksa presidenti i Kukësit, Safet Gjici del kundër.

“Nuk e kuptoj se përse Partizani duhet të kontestojë gjykimin. Kartonët ishin, faullat po ashtu. Loja ishte shumë e mirë. Partizani ishte më mirë se ne në pjesën e parë. Shënuan të parët falë një gabimi të Imamit, por Partizani shkoi vetëm dy herë në portë, jo më shumë”, tha Gjici për “Top Channel”. /EDS/

"Iniesta nuk do të jetë i mirëpritur në Stamford Bridge"

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
19 Shkurt 2018 22:22
E thotë një spanjoll

Cesar Azpilicueta thotë se Andres Iniesta nuk do të jetë i mirëpritur në “Stamford Bridge” të martën në mbrëmje. Mesfushori spanjoll luajti një rol kyç në vitin 2009, kur goli i tij spektakolar eleminoi Chelsea-n nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve. Barcelona më pas fitoi në finale 2-0 kundër Manchester United në “Olimpico” në Romë. Duke barazuar 0-0 në “Camp Nou” në ndeshjen e parë, Chelsea kishte nevojë për fitore kundër Barcelonës dhe me të drejtë sulmuan, megjithatë ata e pësuan nga goli i Andres Iniesta.

"Goli e ndryshoi shumë historinë e tij dhe unë mendoj se fansat e Chelsea-t e ndjejnë akoma këtë në zemrat e tyre", tha Azpilicueta që vazhdoi: “Unë mendoj se Andres vazhdon të gjenerojë ankth dhe unë nuk mendoj se do të pritet mirë". Ajo që mbrojtësi nuk pranoi të përmendte - por mund të ketë qenë duke e menduar - ishte ajo që shumë i panë si të dyshimta vendimet e arbitërit, i cili i mohoi Chelsea-t të paktën dy penallti të qarta. /EDS/

Chelsea e Man. City projektojnë shkëmbimin e bujshëm në merkato

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
19 Shkurt 2018 22:02

Klubet rivale të Chelseat dhe Manchester City-t mund të kryejnë një operacion shkëmbimi që përfshin dy futbollistët më të mirë të të dyja skuadrave. Sipas gazetës së përditshme angleze “Metro News”, “Qytetarët” kanë hyrë në garën për blerjen e mesfushorit belg të “Bluve” Eden Hazard, por në këmbim bosi i ekipit nga Londra Roman Ambramovitch i ka kërkuar homologut, Sheikut Mansour të ofrojë sulmuesin argjentinas Sergio Aguero, i cili vlerësohet maksimalisht nga manjati rus i naftës.

Por Hazard është një futbollist shumë i rëndësishëm për kampionët në fuqi të Anglisë dhe largimi i tij nga “Stamford Bridge” mund të realizohet për të paktën 100 milionë paund kur i mbeten dhe dy vite të tjera në kontratë. Kurse marrëdhëniet e sulmuesit Aguero me teknikun Guardiola janë prej kohësh të ngrira, ku golashënuesi më i mirë në historinë e klubit të “Qytetarëve” ndien se nuk ka marrë respektin e merituar nga ish-trajneri i Barcelonës. Deri tani Aguero ka shënuar 13 gola në 10 ndeshjet e fundit. Në plan të parë duket se operacioni duket më se i realizueshëm, por ende merkatoja e verës nuk arritur dhe çdo informacion mbetet në kuadrin e hipotezave./EDS/