Hernandez: Kisha oferta në janar, në fund të sezonit do të vendosi për të ardhmen time

08 Shkurt 2019

Lucas Hernandez ka qenë prioritet i Bayern Munich gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mbrojtësi i majtë francez u kërkua me ngulm nga Bayerni, por ka qenë Atletico Madrid që i ka pamundësuar largimin gjatë janarit francezit.

22-vjeçari ka thënë për AS se gjatë afatit kalimtar të janarit ka pasur një ofertë të rëndësishme.

“Është e vërtetë që kam pasur një ofertë të rëndësishme gjatë afatit kalimtar të janarit, por pas bisedave me klubin më kanë thënë që nuk ekziston asnjë mundësi e largimit në janar”, ka thënë Hernandez.

Anësori është prioritet i Bayernit, pasi skuadra gjermane do të tentojë transferimin e tij edhe në verë.

Lucas Hernandez. (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Hernandez ka një kontratë aktive deri në vitin 2024, ndërsa klauzola e tij është prej 85 milionë eurove.

Lojtari ka thënë se në fund të stinorit do të vendos përfundimisht për të ardhmen e tij.

“Kemi rënë dakord me klubin që në fund të sezonit të vendosi për të ardhmen time. Nuk e di nëse do të mbetem këtu apo do të largohem, gjithçka do të vendoset në maj”, tha Hernandez.

Përveç Unitedit në garë për lojtarin janë edhe Manchester United dhe Chelsea. /Telegrafi/

www.telegrafi.com