Hernandez: Nuk e di se a është gjallë babai im, na la shumë të rinj

03 Tetor 2019

Lucas Hernandez ndoqi gjurmët e babait të tij Jean-Francois Hernandez, duke luajtur për Atletico Madridin, por ai aktualisht nuk ka asnjë lidhje me të dhe nuk e di sa a është gjallë apo çfarë bën.

Tani francezi ka kaluar te Bayern Munichu, ku ka rrëfyer fëmijërinë e tij dhe largimin e babait kur ai ishte fëmijë.

“Asnjëherë nuk e kuptuam pse u largua. Një ditë babai im u largua dhe ne kurrë nuk ditëm asgjë për të”.

“Asnjëherë nuk jam përpjekur të kontaktoj me të. Kur isha më i ri mendova se ku mund të jetë ai dhe do të kisha dashur të dija më shumë”.

“Jam i qartë tani pse u largua, sepse ai nuk na donte dhe nëse do të ishte kështu, atëherë është mirë që u largua”.

“Tani kanë kaluar 16 ose 17 vjet dhe ne nuk kemi dëgjuar asgjë për të. Nuk e di ku është babai im, çfarë bën apo nëse është akoma gjallë apo jo”, ka thënë mbrojtësi për DAZN.

Hernandez gjithashtu e vlerësoi nënën e tij dhe thotë se i detyrohet gjithçka asaj. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan