Herrera ka arritur parakontratë me PSG-në

01 Prill 2019
Herrera ka arritur parakontratë me PSG-në

Ander Herrera pritet t’i bashkohet Paris Saint-Germainit si lojtar i lirë në fund të sezonit – bën të ditur Daily Record.

Kontrata e mesfushorit me Manchester Unitedin skadon në fund të këtij sezoni, ndërsa lojtari dhe klubi anglez nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

Ander Herrera (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Djajtë e Kuq kanë refuzuar t’ia paguajnë 200.000 funte (232.660 euro) në javë me kontratën e re, prandaj bisedimet kishin ngecur – kishte raportuar The Mirror.

Lexo po ashtu: Ngecin bisedimet për rinovimin e kontratës së Herreras

Ndërsa tash thuhet se 29-vjeçari ka arritur parakontratë me kampionin francez për ta vazhduar karrierën në Ligue 1.

PSG është në kërkim të një mesfushori, ndërsa Herrera do të transferohet me parametrat zero, gjë që i jep mundësi klubit të bëjë edhe investime të tjera në verën që vjen. /Telegrafi/

www.telegrafi.com