Hertha Berlin i bën ‘asist’ Juventusit – bllokon lojtarin që i shënoi gol në Ligën e Kampionëve për ndeshjen kthyese

09 Qershor 2020

Olympique Lyon nuk do të jetë në gjendje të llogarisë te Lucas Tousart për Ligën e Kampionëve kundër Juventusit, pasi ai duhet të bashkohet me Hertha Berlinin.

Tousart shënoi golin e vetëm të ndeshjes së parë në shkurt dhe ndeshja kthyese pritet të zhvillohet në fillim të muajit gusht.

Sidoqoftë, ai nuk do të jetë pjesë e kësaj ndeshje, sepse ai është në huazim nga Hertha Berlin deri më 30 qershor, duke i bërë kështu një favor Juventusit.

🔴🔵 Lucas Tousart gives Lyon the lead in the tie ⚽️#UCL | @OL_English pic.twitter.com/RLL4bsYoAR

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) March 1, 2020

Gjermanët sot kanë njoftuar klubin francez se nuk do t’ia zgjasin huazimin.

Good news everyone! 🙌@lucas_tousart29 will join us from July 🔵 ⚪#hahohe pic.twitter.com/C5R0ccOM5c

— Hertha Berlin (@HerthaBSC_EN) June 9, 2020

Kjo do të thotë se Tousart do të stërvitet me Hertha Berlin nga korriku, ashtu siç ka qenë marrëveshja.

Momenti i golit të Lucas Tousart (Foto: Catherine Ivill/Getty Images)

Mesfushori 23-vjeçar u shit te Hertha Berlin në janar për 25 milionë euro, por u la edhe për gjashtë muaj Lyon. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com