Heynckes kënaqet nga rezultati, por… ka një merak

Jupp Heynckes pranon se kartoni i kuq i Vida në minutën e 16 të pjesës së parë ndihmoi skuadrën e tij në këtë mbrëmje që do të mbahet mend gjatë. “Është shumë e vështirë për çdo lloj skuadre që të luaj në Champions League me 10 lojtarë. Vazhdoj të besoj që Besiktas është një ekip shumë i mirë, me shumë lojtarë që kanë eksperiencë dhe që kanë luajtur kudo në Europë. Jam i lumtur që bëmë fitore që na mban të qetë tashmë kundër një ekipi të fortë. Ne do të përgatitemi normalisht për ndeshjen e kthimit. Ne nuk mund të rriskojmë asgjë në Champions League”.
Sa i përket lojës, Heynckes pranon se të dyja pjesët nuk i ngjanin njëra tjetrës. “Besoj se ishin dy pjesë të ndryshme. Në pjesën e parë nuk dolëm dot në lojën tonë, pasimet ishin të gabuara dhe i dhamë mundësi Besiktas-it që të na sulmonte më shumë. Ndërsa goli hapës na dha neve më shumë qetësi psikologjike dhe avantazh në pjesën e dytë, duke bërë diferencën si një ekip. Ne shënuan disa gola të bukur dhe dhuruam futboll. Normalisht që jam i kënaqur me këtë performancë”. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan