Heynckes shpjegon formulën e suksesit

Jupp Heynckes këtë sezon ka bërë thuajse një mrekulli te Bayern, duke fituar 14 nga 15 ndeshjet e tij në krye të skuadrës bavareze. Nëse me italianin Carlo Ancelotti rekordmenët ishin drejt humnerës, me 72-vjeçarin janë ringjallur.

“Unë u jap besim lojtarëve”, – është shprehur Don Jupp në një intervistë të fundit në “Rheinische Post”, duke theksuar se “suksesi nuk vjen nga një person, por nga të gjithë bashkë”. “Unë jam thjesht personi përgjegjës, i cili i jep drejtimin kolektivit”, – ka shtuar ai.

I pyetur për ecurinë e tij në Mynih, Heynckes ka pranuar se diferenca e madhe me skuadrat ndjekëse në kampionat do ta ndihmojë në Champions League. “Jemi rehat në tabelën e klasifikimit, por ka plot gjëra për t’u përmirësuar. Mund të përgatitemi lehtësisht para ndeshjeve evropiane”.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan