Hidhet firma, mbrojtësi vendos ta mbyllë karrierën me Dortmund

Mbrojtësi polak Lukasz Piszczek rinovoi kontratën e tij me Borussia Dortmund deri në vitin 2020. Lajmin e bëri të ditur klubi gjerman, këtë të Martë, përmes një komunikate të postuar në faqen zyrtare. 32-vjeçari është i fundit që ka mbetur nga “lidhja polake” që përbëhej dhe nga Robert Lewandowski e Jakub Blaszczykowski, të cilët ishin ndër lojtarët kyç më të cilët Dortmundi arriti të fitonte titullin kampion të Bundesligas në vitin 2011-2012. Administratori i deleguar, Hans-Joachim Watzke u shpreh shumë i lumtur për rinovimin e marrëveshjes me Piszczek, i cili është një lojtar identifikues për tifozerinë e verdhezinjve: “Jemi të kënaqur që pas Marco Reus edhe Lukasz Piszczek rinovoi për një kohë të gjatë. Ai është një lojtar përfaqësues i Borussia Dortmund. Ai ka një karakteter të jashtëzakonshëm. Është një lojtar që gjithmonë dëshiron të fitojë në çdo situatë të vështirë.”

Në anën tjetër, Drejtori Sportiv i Borussia Dortmund, Michael Zorc kujtoi se skuadra nuk ka humbur asnjë nga 31 ndeshjet e fundit në Bundesliga, në të cilat Piszczek ka qenë në fushën e lojës. Kjo ishte edhe vet dëshira e lojtarit, që të qëndronte në “Signal Iduna Park” për të mbyllur karrierën e tij në Dortmund, që edhe pse nuk ka lindur në këtë qytet ndihet plotësisht i identifikuar me klubin: “Këtu jam si në shtëpinë time. Asnjëherë nuk e kam pasur dëshirën të largohem nga këtu dhe pres me padurim të përjetoj të tjera momente emocionuese në Schwarzgelb.” /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan