Hidhet shorti në Ligën e Kampionëve, priten përballje gjigante në çerekfinale

10 Korrik 2020

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka hedhur shortin për ndeshjet çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Katër skuadrat e para që kanë siguruar plasmanin në çerekfinale janë PSG, Atalanta, RB Leipzig e Atletico Madrid.

Ndërkohë katër çifte të tjera do të zhvillojnë ndeshjet e dyta, Manchester City – Real Madrid (2-1), Bayern Munich – Chelsea (3-0), Barcelona – Napoli (1-1) dhe Juventus – Lyon (0-1).

View this post on Instagram

Rikthehet me super ndeshje Liga e Kampionëve 🌟 #TelegrafiSport

A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport) on Jul 10, 2020 at 3:49am PDT

Çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja e këtij sezoni, do të zhvillohen si një turne me eliminim direkt në Lisbonë të Portugalisë në muajin gusht, ndërsa të gjitha përballet do të jenë me një ndeshje.

Përballje të zjarrta na presin në çerekfinale, ku fituesi i takimit Real Madrid – Manchester City do të luaj me atë të ndeshjes Lyon – Juventus.

Ndërkohë Barcelona nëse kalon Napolin, do të përballet me fituesin e duelit Chelsea – Bayern Munich. Befasia më e madhe e këtij edicioni Atalanta do të ndeshet me gjigantin francez PSG, teksa RB Leipzig luan përballë Atletico Madridit.

Takimet do të ndahen në stadiumin e Benficas, Estadio do Sport Lisboa e Benfica (që do të jetë edhe nikoqir i finales) dhe stadiumin e Sportingut, Estadio Jose Alvalade.

Çiftet çerekfinale në Ligën e Kampionëve:

Real Madrid/Manchester City (1-2) – Olympique Lyon/Juventus (1-0)

RB Leipzig – Atletico Madrid

Napoli/Barcelona (1-1) – Chelsea/Bayern Munich (0-3)

Atalanta – PSG

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com