Hierro kërkon t’i japë fund ”luftës civile” në Spanjë: Objektivi nuk ndryshon

“Shohim përpara sepse na pret një sfidë e madhe. Është e kotë që të mendojmë për atë që ka ndodhur në këto orë. Tani nuk ka më vlerë. Kemi arritur këtu për të bërë një paraqitje madhështore në Botëror dhe objektivi nuk ndryshon”. Fjalët e para të Fernando Hierros pasi është emëruar si trajner i Spanjës ngjajnë më tepër si një thirrje për t’i dhënë fund “luftës civile” që plasi te kombëtarja brenda pak orësh.

Zgjedhja e tij në krye të skuadrës kombëtare ndoshta e ka befasuar edhe atë vetë, por legjenda e Real Madrid tani është i përqendruar vetëm te një gjë: suksesi. “Është një mundësi që e pranoj me dëshirë dhe forcë. Spanjollëve ju them të kenë besim, sepse grupi është i mirë dhe i ka idetë e qarta? Ndryshime? Asnjë! Sepse nuk ka kohë e mbi të gjitha sepse në këto vite është punuar shumë mirë”.

Tashmë që Hierro nuk është më drejtor sportiv por trajner, flet si i tillë: “Jam i përqendruar te Porgugalia, pastaj do ta kem mendjen tek Irani e më pas te Maroku. Nuk është momenti për të menduar për gjë tjetër, se çfarë do të bëj pas Botërorit. Kam qenë trajner, më pas drejtor sportive, por gjithmonë me topin nëpër këmbë. Shpresoj të jem Zidane i kombëtares, do të firmosja që tani për këtë”.

Që nesër trajnerit të ri do t’i bashkohen dy njerëz që kanë punuar me të në të vetmen aventurë si trajner, tek Oviedo në kategorinë e dytë spanjolle, të cilët do të zëvendësojnë dy ndihmësit e Lopeteguit, që morën rrugën për në Madrid bashkë me trajnerin tashmë të konfirmuar të Real Madrid./EDS/

****************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan