Hierro: Lopetegui kishte nevojë për më shumë kohë

Hierro: Lopetegui kishte nevojë për më shumë kohë

Ish ylli i Real Madridit Fernando Hierro mendon se trajnerit të shkarkuar të “galaktikëve” Julen Lopetegui iu dha pak kohë për të treguar veten.

“Është shumë e vështirë që të flasësh për një koleg, për më tepër që unë kalova mjaft kohë me të duke punuar. Por si çdo trajner tjetër, ai kishte nevojë për kohë dhe qetësi. Nuk qe e lehtë të vinte në një ekip që ka fituar 3 Liga Kampionesh radhazi. Sigurisht, Julen është një trajner i madh, unë nuk kam pikë dyshimi për këtë”, tha Hierro.

Për më tepër që nga Reali u largua edhe Cristiano Ronaldo, e kjo bëri që skuadra ta kishte të vështirë përshtatjen.

“Gjithnjë është e vështirë që t’i bësh gjërat mirë pa një lojtar dhe njeri si CR7. Kam punuar me  ë dhe e di se është një djalë me performancë të jashtëzakonshme. Ai shënon 40-50 gola në një vit dhe është e vështirë që ta zëvendësosh atë.

Është normale që t’i mungojë ekipit, kur ka qenë për shumë kohë pjesë e tij. Ka mentalitet fitues dhe kjo përçohet te kolegët e tij. Përshtatja e tij me Serinë A nuk më befason”, përfundoi ikona e klubit madrilen. Hierro mori drejtimin e Spanjës (ishte zv/trajner), pasi Lopetegui u shkarkua, pikërisht se lajmëroi pak ditë para nisjes së botërorit se do të merrte drejtimin e Realit. /EDS/

**************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.