Higuain drejt kthimit te Juve, por mund të shitet për çmim shumë të ulët

16 Maj 2019

Aventura e Gonzalo Higuain te Chelsea po shkon drejt dështimit, pasi sulmuesi argjentinas arriti të shënojë vetëm pesë gola në 21 ndeshje, ndërsa në fund të sezonit, pritet të rikthehet te Juventusi.

Klubi londinez nuk ka ndërmend të paguajë për blerjen e “El Pipita”, edhe nëse konfirmohet Maurzio Sarri si trajner.

Higuain te Chelsea (Getty Images)

Një sezon mes Milanos dhe Londrës, por me paraqitje dhe shifra për t’u harruar, e shndërrojnë Higuain në një telash për Juventusin.

Për t’i gjetur klub të ri, duhet një ulje e konsiderueshme e çmimit.

Gonzalo Higuain (Getty Images)

Kjo pasi momentalisht nuk ka asnjë klub që ka shfaqë interes për blerjen e tij.

40 milionë euro kërkon Juventusi, por mund ta ulin çmimin deri në 25 milionë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com