Higuain zbulon të vërtetën e largimit nga Juventus

18 Tetor 2018

Nuk do të jetë një sfidë se kush do të jetë më i miri në fushë, ai apo Icardi, sepse Higuain e sqaron shumë shpejtë: “Do të luajmë 11 kundër 11, plus 3 ndryshimet që janë në mendje”, por e di shumë mirë që pesha më e madhe ne derbit të Milanos do t’i takojë atij.

“Weah, Inzaghi, Shevchenko, Kaka, Ronaldinho, Ronaldo dhe Ibrahimoviç: të gjithë kanë shënuar që në derbin e tyre të parë… shpresoj që të bëhem dhe unë pjesë e tyre, edhe pse gjëja më e rëndësishme është që të fitojmë, jo se kush arrin që të shënojë”. Arsyen ai e jep shumë shpejtë: “Duhet që të fitojmë sepse duhet të tregojmë që nuk jemi inferiorë ndaj askujt, sepse është ndryshe kur je më i mirë nga të gjithë”.

I ndryshëm por në të njëjtën kohë dhe i rëndësishëm. Sepse për t’u ambientuar duhet të fitosh, duhet të mësohesh që të mos humbasësh ndaj askujt. Është një nga ato gjëra që të çon pas Juve-s, ku fitorja kthehet në një besim dhe zakon. Ashtu siç është tanimë Juventus.

Por, çfarë ka ndodhur në të vërtetë me bardhezinjtë? “Vendimtare ishte pankina në finalen e Kupës së Italisë kundër Milan-it? Brenda kam dëgjuar se ishte thyer diçka – thotë Higuain-. Më pas morën Ronaldo-n… Unë nuk kërkova që të ikja. Me ardhjen e Cristiano-s doja që të bëja hapin e cilësisë, ata më thanë se nuk mund të më mbanin. Për mua Milan-i ishte zgjidhja më e mirë. Më pas nëse klubi bëri zgjedhjen e duhur, është një vendim i tyre. Praktikisht, u tha gjithçka, më nxorën me shkelma. Por nuk kam asnjë ndjeshmëri hakmarrjeje”. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan