REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote

Hiqet si vajza e Figo-s, u dërgon djemve foto intime

11 Janar 2018 14:16

Daniela, vajza e Luis Figo-s, ka më shumë se 15 mijë ndjekës në rrjetin social “Instagram”. 18-vjeçarja vazhdon studimet e larta në Londër, për biomjekësi.

Së fundmi, ajo ka raportuar një rast ku dikush ka përdorur identitetin e saj dhe i ka shpërndarë në “Instagram” dhe “Whats app”. Bukuroshja ka sqaruar përmes një postimi në profilin e saj, se dikush është hequr si ajo për të përfituar nga fama e saj dhe ka postuar foto dhe video intime.

“Dikush ka shpërndarë video dhe foto të papërshtatshme në “Instagram” dhe “Whats app”, duke pretenduar se jam unë, por nuk jam. Qëllimi im i vetëm është t’iu them se personi që i ka dërguar po mashtron”- shkruan vajza e ish-yllit portugez.

Media portugeze “N-TV”, ka informuar se personi që mund të jetë shtirur si Daniela, dyshohet të jetë Sarah Kohan, 22-vjeçarja australiane, që ka një ngjashmëri të madhe me vajzën e Figo-s.

Luis, së bashku me bashkëshorten e tij, Helen Svedin, janë të martuar prej 16-vitesh dhe kanë tre vajza, Martina, Stella dhe Daniela. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment

Fituan ndaj Atalanta-s, Hysaj dhe Napoli priten si heronj

21 Janar 2018 20:37

Napoli ka arritur që të bëjë një fitore të vështirë në Serie A, pikërisht në Bergamo kundër Atalanta-s. Pikërisht këto tri pikë e mbajnë Napolin të palëkundur në kreun e tabelës, duke vijuar javë pas jave për te qëllimi kryesor, fitorja e titullit kampion.

Kjo fitore ka ngritur në këmbë tifozët napolitan, të cilët janë grumbulluar në aeroportin e qytetit për të pritur skuadrën e tyre të zemrës. Kanë qenë afro 600 tifozë, të cilët kanë pritur mes entuziazmit dhe brohoritjeve Napolin dhe Hysajn. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment

10 të veçanta që ju nuk i dini për tenistin Roger Federer

21 Janar 2018 17:08

Roger Federer është tenisti më i madh i të gjitha kohërave. Megjithatë ka shumë të veçanta në lidhje me të që i dinë vetëm pak persona. Këto janë 10 fakte interesante për zviceranin 36 vjeçar.

1) Në vitin 2003 ushtria zvicerane e klasifikoi atë “të papërshtatshëm” për të shërbyer për shkak të problemeve me shpinën

2) Ai është zvicerani i parë që u bë pullë poste i gjallë

3) Gjatë 10 viteve të parë si tenist, problemi i tij më i madh ishte zemërimi i pakontrolluar

4) Ai shkëlqeu në një ekip akademie për të rinj në kategorinë e katërt

5) Ka një rrugë në Gjermani që mban emrin e tij “Roger Federer-Allee”

6) Ai luajti në flaut në një festival muzikor dhe gjithashtu i bie pianos

7) Ai luajti në një ndeshje tenisi dyshe me ish gruan e tij, Mirka në 2002

8) Numri me fat është 8-a. Ai merr 8 raketa në një ndeshje dhe ditëlindjen e ka në 8/8/8

9) Nga 2004 në 2009 arriti në 23 gjysmëfinale Grand Slam-i radhazi

10) Akullorja e tij e preferuar është me shije luleshtrydheje

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment

Patinazh, Rusia “zapton” podiumin

20 Janar 2018 22:30

Janë mbajtur sot garat e patinazhit në akull për finalet e Kampionatit Europian, ku në fund kanë triumfuar ruset Zagitova dhe Medvedeva, ku së bashku me ato është ngjitur në podium dhe italiania Carolina Kostner.

Garat e patinazhit në akull janë zhvilluar në Moskë, ku padyshim sportistet vendase kanë grumbulluar pikët maksimale për të marrë medaljet. Zagitova është 15 vjeçe, ndërsa Medvedeva është 18, duke u quajtur “baby” nga komentuesit e garës. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment

Për dy ditë bëhet president, por Weah s’i ndahet futbollit

20 Janar 2018 21:34

George Weah për dy ditë do të marrë detyrën e presidentit të Liberisë.

Por një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjithë kohërave nga Afrika nuk mund të rrijë pa pasonin e tij, futbollin.

Ai ishte lideri i ekipit të Weah All Stars kundër Forcave të Armatosura të Liberisë në miqësoren luajtur në vend, e cila ngjalli interes të madh.

Presidenti i ri 51 vjeçar ka fituar “Topin e Artë” si edhe “Lojtari më i mirë i Vitit” nga FIFA në 1995.

Ai është afrikani i parë dhe i vetëm që i ka fituar këto trofe.

Pas sfidave të shumta që i kaloi me sukses, tani Weah ka përpara edhe një tjetër më të rëndësishme, atë të drejtimit të një vendi i cili është një nga më të varfrit dhe problematikët në Afrikë.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment