Historia e Grossit, futbollistit italian që u vra në Shqipëri në 1939

Ti mund ta lexosh kete ne 5 min.
6 Shkurt 2018 19:15
Një vdekje aq absurde sa edhe dyshimtë

1 dhjetor 1999: Eugenio Fascetti vendos të aktivizojë 17-vjeçarin Antonio Cassano në ndeshjen Bari-Lecce që barezët e humbën me rezultatin 1-0. Një debutim si të tjerët? Jo dhe aq shumë, pasi djaloshi ka talent dhe do të ketë - edhe pse jo plotësisht - dhe në fakt javën e ardhshme poshtëron mbrojtjen e Interit kryesuar nga kampion i botës, francezi Laurent Blanc, duke shënuar një gol mahnitës.

Një yll ka lindur, por sigurisht që nuk është i pari. Ylli i parë i Barit ka qenë Cesare Grossi i quajtur Ninì, një talent i jashtëzakonshëm që në 1930 do të ndizte publikun e "Stadiumit të Fitores" para se të vdiste në mënyrë të parakohshme dhe misterioze.

I rritur tek akademia e klubit, i lindur në vitin 1908, Grossi debutoi në moshën njëzetvjeçare kundër Ambrosiana-Inter, i hedhur në fushë nga trajneri i madh austriaku Tony Cargnelli dhe menjëherë duke treguar talentin që posedonte.

I shkurtër dhe shumë i lehtë, ai përfitoi nga kjo gjë, për t'u përballur me mbrojtësit e ashpër të kohës, duke luajtur si një fantazist modern.

Jemi në vitin 1936, Italia e Vittorio Pozzos është kampione e botës dhe futbolli është në kulm: Grossi është "zbulimi" i një ekipi, Barit, bazuar në njohuritë dhe entuziazmin e legjendës Raffaele Costantino , që arriti të luante me ekipin kombëtar, si lojtar i Barit.

Ai shikon te Grossi trashëgimtarin e tij, dhe ndoshta diçka më shumë: ai vetë rrëfeu se, kur ai e shihte duke luajtur, duke dribluar, ishte i sigurt se ishte edhe më i fortë se ai. Ndërkohë, Cesarino vazhdon të rritet: jo në gjatësi, pasi ajo nuk ndryshon, por në famë.

Në Bari është një idhull, djemtë vrapojnë për të blerë fotot e tij dhe t'i përdorin ato si bookmarks, ose për ti mbajtur në portofolet e tyre, dhe të dielën ata shkojnë në stadiumin, të sigurt që idhulli i tyre nuk do t'i zhgënjejë.

Në fakt, Grossi nuk i zhgënjen kurrë: në një ndeshje ai poshtëron mbrojtjen e Lazios, duke kontribuar në fitoren 5-1 dhe duke dominuar në lojën në ajër përballë legjendës Silvio Piola, njëzet centimetra më i gjatë dhe një specialist në gjuajtjet me kokë.

I përulur, serioz, merr komplimentet e mbrojtësve legjendarë Foni dhe Rava: ndodh në fund të një ndeshjeje me Juventusin, ku të dy u munduan për ta mbajtur atë në kontroll, por ai kujton se po bënin shaka.

"Ata janë kampionë të vërtetë, jo si unë", thotë ai.

Të gjithë presin që Nini, i cili ëndërron tani skenën kryesore, të  bashkohej me ekipin kombëtar, e cila ndërkohë kishte fituar edhe Kupën e Botës në Francë në vitin 1938. Ndoshta problemi qëndron te fakti që luan me Barin, dhe vëzhguesit e kombëtares, nuk binden.

Historia mund të ndryshonte menjëherë pas Kupës së Botës. Interi ofron 400,000 lira, një shifër absurde për kohën: pesë vjet më parë, për të blerë Piolin e madh nga Pro Vercelli, Lazio kishte shpenzuar gjysmën.

Por Bari refuzon, ose priste ndonjë ofertë më të mirë ose kishte pretendime në kampionat: pak rëndësi ka, marrëveshja dështon dhe Grossi shikon ti largohet shansi më i madh, transferimin në Milano, duke veshur fanellën e një ekipi që është një nga më të mirët në Itali.

Ai vazhdon të luajë mirë dhe me përkushtim, por brenda është i lënduar. Pra, pak 'fryma e madhe patriotike dhe pak "dëshira për të lëvizur nga ekipi, i zhgënjyer nga mungesa e transferimit në Milano, e çuan atë të pranonte në prill të vitit 1939, thirrjen nga Ushtria Mbretërore.

 

Shqipëria dhe vdekja misterioze

Ndeshja SK TIRANA-BARI e 36 prillit 1938 është konfirmimi më i saktë i rritjes së futbollit shqiptar, në ato vite.

Zhvillohet martesa e Mbretit Zog, që do të nxisë festime të papara në Shqipëri. Në këtë kontekst festiv hyn edhe organizimi i miqësores me Barin në Tiranë. Përballë vlerave të futbollit shqiptar, do të vihej një prej shkollave më të përparuara të futbollit botëror.

Ndeshja zhvillohet në prani të Kontit Ciano, i cili hyn në Shallvare nën tingujt e Marshit Mbretëror të Italisë dhe hymnit “Giovinezza”. Shoqërohet nga Ministrat Musa Juka, Jacomoni, Faik Shatku dhe nga motrat e Mbretit Zog. Ndeshja ndiqet nga 10.000 spektatorë. Duket si një finale e madhe midis dy shteteve. Natyrisht, futboll e politikë bashkë. Jemi vetëm një vit përpara pushtimit.

Ndeshja që gjykohet nga albitri I FIFA-s, Llazar Miha, fillon me një epërsi të shqiptarëve, por pjesa e parë mbyllet 0-0. Me pjesën e dytë Barezët shënojnë 2 herë, ku golin e parë e realizon Due në minutën e 10, dhe golin e dytë e shënon personazhi ynë rreth minutës së 30-të.

Skeda e ndeshjes:

U.S.BARI: Cubi,Caldarulo,Di Gennaro,Braga,Mancini,Andrighetto,Cason,Grolli,Grossi,Capocasale,Due.

Trajner: Cargnelli

SK TIRANA: Dovana,Maluci,F.Janku,Jakova,Karapici,Plluska,Teliti,Kryeziu,Korca,Lushta,H.Begeja

Trajner:S.Stërmasi

Gjyqtarë: Llazar Miha, Xhezmi Aliu,Petraq Musha

Ekipi i Tiranës

 

Ky ishte takimi i parë i Grossit me vendin tonë, pasi më 22 prill 1939 dërgohet në Shqipëri midis 22.000 ushtarëve italianë. Vdes në mënyrë misterioze më 22 prill 1939, në moshën 22-vjeçare. Vendin e tij te Bari si për ironi të fatit do ta zinte Riza Lushta.

Vdes i goditur nga rrufeja, siç raportojnë kronikat e kohës, një vdekje kaq absurde aq sa e dyshimtë, duke parë kohën kur ndodh: fashizmi e kishte zakon që të fshehte lajmet e këqija, dhe me shumë mundësi Ninì u godit nga një grup rebelësh, të cilët i kishin zënë pritë, ndërsa ishte duke pirë ujë pranë një burimi.

Janë të shumtë ata që e vajtojnë: fëmijët që e kishin idhull, vajzat që ëndërronin të martoheshin me të, tifozët që donin ta kishin në ekipet e tyre, vetë Kombëtarja. Kur trupi i tij kthehet në qytet për t'u varrosur, është zi kombëtare, kordon i madh njerëzish për ta përcjellë: kështu e përshëndeti Bari idhullin e tij të parë./EDS/MSh/

Zgjohen te Partizani, njoftohet lëvizja e tretë merkatos

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Qershor 2018 15:24

Partizani deri më tani ka njoftuar për zëvendësimin e Klevis Dalipit me Skënder Gegën, ndërkohë që është konfirmuar edhe mbyllja e bashkëpunimit me mbrojtësin Blerim Kotobelli. Kanë ikur nga ekipi edhe mesfushorët Idriz Batha dhe Arbnor Fejzullahi, por në lidhje me këta dy lojtarë nga ana e klubit të kuq nuk ka pasur asnjë njoftim. Atyre u kanë mbaruar kontratat dhe nuk kanë rinovuar, ndërkohë që i fundit që largohet është sulmuesi Emran Ramadani. I afruar në janar, 26-vjeçari luajti vetëm në gjashtë ndeshje si zëvendësues me të kuqtë dhe shënoi një gol në fitoren 6-0 ndaj Lushnjës. Ramadani nuk do të jetë largimi i vetëm, pasi edhe Alban Sulejmani pritet të zyrtarizohet si lojtar i lirë. Ky i fundit u mor në verë nga Legia e Varshavës, por nuk pati hapësira, çka ka bërë që palët të mendojnë për të vijuar të ardhmen në drejtime të ndryshme.

NJOFTIMI I PARTIZANIT – “Klubi njofton përfundimin e bashkëpunimit me Emran Ramadanin. Palët vendosën sot të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre dhe mesfushori 26 vjeçar, nuk do të vijojë të jetë pjesë e 15-të herë kampionëve të vendit. Klubi falënderon Emran Ramadanin për kontributin e dhënë te Partizani, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierë”, shkruhet në njoftimin e bërë nga klubi i Partizanit në faqen zyrtare në “Facebook”. Deri më tani te Partizani nuk kanë njoftuar për asnjë afrim. Tifozët po presin me padurim të mësojnë se cilët do të jenë futbollistët që do të afrohen në ekip para ndeshjeve në Europa League kundër sllovenëve të Maribor. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Shkëlqeu ndaj Polonisë, Mina ka një mesazh për Barcelonën

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Qershor 2018 15:08
Mbrojtësi është i vendosur

Mbrojtësi kolumbian, Yerry Mina bëri një ndeshje fantastike mbrëmjen e djeshme ndaj Polonisë me përfaqësuesen e tij në kuadër të ndeshjes së dytë ne Grupin H. Në përballjen e parë fatkeqësisht humbën 2-1 ndaj Japonisë pasi luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e tretë e takimit, pas daljes me të kuq të mesfushorit Carlos Sanchez.

Mina ishte një nga lojtarët që spikati më shumë në fitoren 3-0 ndaj Polonisë në “Kazan Arena”, edhe pse “Lojtari i ndeshjes” u shpall mesfushori i Real Madrid i huazuar te Bayern Munich, James Rodriguez. Ai shënoi edhe golin e avantazhit për ekipin në minutën e 40-të të takimit, i pasuar nga Falcao (70’) dhe Juan Cuadrao (75’). Skuadra e Pekerman ia doli që të fitojë tre pikë me shumë vlerë që i mbajnë akoma me shpresa për të kaluar raundin, por kjo do të shihet nëse arrijnë fitore në takimin e fundit ndaj Senegalit.

23-vjeçari në përfundim të takimit ka folur edhe për aventurën e tij të re me ekipin e Barcelonës.

“Për mua Barcelona është skuadra më e mirë në botë. Nuk dua të largohem nga “Camp Nou” dhe kurrë nuk kam dashur të bëj diçka të tillë. Më pëlqen ai klub, qyteti, njerëzit dhe shokët e skuadrës... gjithçka”- tha lojtari pas ndeshjes së fituar me polakët.

Mina shtoi më tej se ishte i lumtur shumë për arritjen e fitores dhe mbështetjen që i japin shokët e skuadrës.

“Është e mrekullueshme, sepse gjithnjë më mbështesin dhe këto janë momente gëzimi për mua. Tani jam i qetë. I kam bërë gjërat në mënyrën time më të mirë dhe gjithmonë përpiqem që të përmirësohem për të kapur nivelin tim, e cila është ajo që dua më shumë”- përfundoi ylli i ri i katalanasve. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Uruguai dhe Rusia përballen për vendin e parë, nisin llogaritjet

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
25 Qershor 2018 15:04
Formacionet zyrtare

Pas pak minutash do të nisë të luhet ndeshja e fundit e grupit A në Kupën e Botës mes Uruguait dhe Rusisë. Kjo përballje është e vlefshme vetëm për përcaktimin e vendit të parë të grupit, për shkak se Rusia ka golavarazhin 8-1, që do të thotë se vetëm fitorja i bën punë amerikano-latinëve për të marrë vendin e parë.

Rezultati që do të prodhojë kjo sfidë do të përcaktojë dhe shortin për takimin e radhës, që do të jetë ai i 1/8-ave të Botërorit. Vendi i parë i grupit A do të përballet me vendin e dytë e grupit B, ndërsa vendi i dytë i grupit A do të përballet me të parin e B-së. Që do të thotë se do të bëhen përllogaritjet duke parë që një mes Spanjës dhe Portugalisë do të jetë kundërshtari i tyre direkt për të vijuar rrugën në Botëror.

Në fushë të dy trajnerët kanë aktivizuar lojtarët e tyre më të mirë, duke mos kursyer asnjë, që do të thotë se emocionet do të jenë të pranishme. Me sa duket, lufta për vendin e parë bëhet me “laps e letër në dorë”. Fitorja vlen më shumë për rritje morali. /EDS/

Formacionet zyrtare:

Uruguai – Rusi 16:00

Uruguai: Muslera, Godin, Bentacur, Nandez, Suarez, Torreira, Vecino, Laxalt, Coates, Cavani, Caceres. Trajner: Oscar Tabarez

Rusi: Akinfec, Kutepov, Ignashevich, Cheryshev, Gazinskii, Zobnin, Kudriashov, Al Miranchuk, Samedov, Dzyuba, Smolnikov. Trajner: Stanislav Cherchesov

Gjyqtarë: M. Diedhiou, D. Camara, E. Samba, T. Bamlak

Stadiumi: Samara Arena

Kapaciteti: 44918 spektatorë

************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Zyrtare, fantazisti Nijas Lena bëhet me ekip të ri

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Qershor 2018 14:54

Tashmë kanë marrë fund dilemat për të ardhmen e mesfushorit Nijas Lena. Strugani ka arritur marrëveshjen me ekipin e vendlindjes dhe rikthehet në këtë mënyrë në Maqedoni për të vijuar karrierën. “Nijas Lena, një nga futbollistët me karrierë më të pasur në futbollin strugan i bashkohet ekipit tonë. Gjithashtu i urojmë ditëlindjen futbollisti më të ri të FC Struga Trim & Lum”, shkruhet në njoftimin e klubit shqiptar, që garon në ligën e dytë të futbollit në Maqedoni. Vjet ky ekip u rendit në vendin e katërt në grupin e perëndimit dhe sivjet kërkon të ngjitet në elitën e futbollit maqedonas.

Sa i takon ofertave për Lenën, edhe Shkupi e donte mesfushorin 32-vjeçar, që verën e shkuar veshi fanellën e Teutës në Kategorinë Superiores. Pas gjashtë muajsh me durrsakët ai u largua, por duke qenë se kishte luajtur në kupat e Evropës me Kukësin, nuk mund të luante në kampionatet që kishin nisur në verë. Kështu ai kërkoi për një tjetër ekip dhe zgjidhja i erdhi nga Gjeorgjia. Me skuadrën e Telavi luajti në nëntë takime dhe më pas u largua.

Lena donte të luante dhe iu krijua kjo mundësi, ndaj edhe rikthimi pranë familjes ishte prioritet. Do kishte dashur të luante sërish në Superiore, por e ka bindur Struga. Në Shqipëri ai ka spikatur me Flamurtarin. Aty ai ka kaluar një pjesë të mirë të karrierës, teksa ka luajtur me fanellën kuqezi për pesë sezone e gjysmë. Në janar të vitit 2010 linte Milano Kumanovën dhe provonte eksperiencë e parë në Superiore. Tani rikthehet në Maqedoni për të ndihmuar Strugën. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.