Historia e padëgjuar e yllit të Brazilit, si doktori i mohoi Botërorin

Një nga ëndrrat më të mëdha të një futbollisti është që të përfaqësojë kombin e tij dhe Flavio Conceiçao e kishte kënaqësinë ta bënte atë 64 herë, por që nuk arriti të luante në Botërorine vitit 1998.

Mesfushori brazilian u hoq nga lista e Brazilit nga doktori i ‘kanarinave’ dhe që prej asaj dite ai nuk e ka gjetur kurrë arsyen. Lidio Toledo ishte doktori i atij kombinimi dhe disa ditë para se të thirrej ai vendosi që të hiqte nga lista lojtarin që atëherë luante për Deportivo La Coruna, për shkak të një shqetësimi në gju.

“Që nga ajo ditë unë nuk e kam kuptuar përjashtimin tim. Ata më telefonuan të dielën dhe më pyetën nëse mund të prisja deri të shtunën e ardhshme, por të martën, doktor Lidio më telefonoi dhe më tha se isha jashtë listës. Ai më tha mua se kishte folur me doktorin e Deportivo-s. Ai më hoqi nga ekipi pasi kisha luajtur për katër vite”, tha Flavio për ‘UOL’.

Ish-futbollisti nga Sao Paulo shkoi menjëherë që të pyeste dhe të kërkonte sqarime nga doktori i ekipit të Deportivo-s. “Shkova të flas me doktorin e Deportivo-s dhe ai më tha: ‘Flavio, unë nuk jam i çmendur. Si mund t’iu them unë atyre që të nxjerrin ty jashtë kur të shtunën ti je i thirrur për ndeshje’. Aty e kuptova pse më nxorën jashtë listës”. Kështu Conceiçao atë të shtunë doli në fushën e “El Molinon” dhe shënoi gol në takimin që përfundoi 0-3 për Deportivo La Coruna-n. Nuk kishte përgjigje më të mirë për t’i kthyer mesazhin doktorit të Kombëtares së Brazilit.

Mungesa e tij në Botëror e dëmtoi atë në gjendjen mendore, por gjithashtu kjo ndihej edhe në xhepa, sepse disa muaj para se të nënshkruante një sponsorizim me një markë sportive thuhej se kjo kontratë do të prishej nëse ai nuk do të shkonte në Francë atë verë. “Kjo më preku shumë. Kam pasur një sponsorizim nga ‘Reebok’ dhe kam pasur një klauzolë në kontratë me të cilën do të shfuqizohej nëse nuk do të shkoja në Kupën e Botës. Ishte shumë e vështirë, ajo ndërprerje më preku shumë”, rrëfeu ai.

Tre vite më pas lojtari i lindur në Santa Maria da Serra, në brendësi të krahinës së Sao Paulos, nënshkroi me Real Madridin në këmbim të 27 milionë eurove pasi fitoi La Liga-n me Deportivo-n. Aty ai arkivoi tituj të rëndësishëm si Champions League, Kupën Interkontinentale, Superkupën e Europës dhe të tjerë trofe në Spanjë, duke përfshirë disa kampionate e kupa. /EDS/

*****************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan