Historia e veçantë, xhiro rreth botës për 30 orë me një… gol vendimtar

18 Tetor 2018

Dikur, në 1800-ën e largët, për një xhiro të shpejtë të botës duheshin 80 ditë, siç dëshmohet edhe nga vepra e famshme e Jules Verne. Tani, falë mjeteve ndërkombëtare të transportit, kjo arritje mund të kryhet në një kohë shumë më të shkurtët. Dhe dikush në botën e futbollit, falë ndeshjeve të kombëtareve, ka qenë protagonist i një udhëtimi aspak të zakonshëm. Është Pique, që edhe pse nuk është më pjesë e kombëtares ka qenë aq i zënë më kupën “e tij” Davis, sa ka bërë 30 mijë kilometra në një javë. Më pas vjen Giorgian De Arrascaeta, që në vetëm 30 orë ka përshkuar një pjesë të mirë të planetit… duke e mbyllur udhëtimin me një gol!

20 MIJË KILOMETRA – Mesfushori i Cruzeiro-s, në fakt, është grumbulluar nga Tabarez për miqësoret e luajtura nga Uruguai në turneun aziatik, kundër Koresë së Jugut dhe Japonisë. Por, pas humbjes së pësuar ndaj “Samurai”, De Arrascaeta nuk kishte asgjë për të humbur. Objektivi? Të kthehej në Brazil në kohë për ndeshjen mes Cruzeiro dhe Corinthians, finalja e kthimit e kupës kombëtare. Një objektiv aspak i lehtë për t’u arritur, por më se i mundshëm falë disa fluturimeve të rastësishme. Xhiroja ka qenë e lehtë, por njëkohësisht shumë e gjatë: nga Saitama (Japoni) në Abu Dabi (Emiratet e Bashkuara Arabe), me një ndalesë të shkurtër në mes dhe më pas drejt e në San Paolo. Tridhjetë orë rrugë për 20 mijë kilometra, saktësisht gjysma e diametrit të tokës.

GOLI VENDIMTAR – Objektiv i arritur, por vetëm pjesërisht, sepse ai ka zbarkuar në Brazil vetëm katër orë para ndeshjes, duke e bërë pothuajse të pamundur aktivizimin e tij në ndeshje. Dhe, në fakt, ish-trajneri i Brazilit, Mano Menezes, e ka mbajtur në stol, të paktën deri në minutën e 67-të. Me ndeshjen në barazim 1-1, eksperienca dhe klasi i 24-vjeçarit uruguaian kanë qenë të dobishme. Sepse fatin e ndeshjes e ka vendosur De Arrascaeta, që i ka dhuruar Copa do Brasil skuadrës së tij me një gol në minutat e fundit. Kështu, shpërblimi i tij për xhiron personale të botës nuk kanë qenë 20 mijë sterlina e librit të Verne (shuma që iu ofruar protagonistëve të librit Phileas Fogg dhe Passepartout për të bërë xhiron e botës në 80 ditë), por fama ndërkombëtare. Shekull i ri, avantazhe të reja… /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.