Historia/ Të veçantat e fituesve të Topit të Artë

Ti mund ta lexosh kete ne 3 min.
7 Dhjetor 2017 16:01

Sot të gjithë vëmendjen e kanë zhvendosur te Cristiano Ronaldo apo te Lionel Messi, kush nga të dy do të bëjë për vete këtë trofe. Por, dikujt mund t’i shkojë në mendje se kush ka qenë i pari që e ka ngritur lartë Topin e Artë.

Në vitin e largët 1956 Stanley Matthews i skuadrës angleze Blackpool do të ngrinte për herë të parë këtë trofe, i cili sot është më i rëndësishmi dhe ëndrra e çdo futbollisti. Pas Matthews, ky trofe ka ndërruar dorë, plot 43 personazhe të futbollit e kanë bërë për vete.

Në nëntë vitet e fundit është dyshja Messi – Ronaldo që ka krijuar hegjemoninë mbi këtë trofe, ndërsa skuadra e Barcelonës gëzon popullaritetin më të madh, plot 11 lojtarë të këtij ekipi kanë marrë Topin e Artë.

Nëse trofeun e merr Ronaldo, atëherë do të plotësohet dekada që ky trofe diskutohet mes dy personazheve, si asnjëherë më parë në botën e sportit. Michel Platini, Marco van Basten dhe Johan Cruyff e kanë koleksionuar këtë trofe nga tre herë.

Personazh i rrallë mbetet George Weah, lojtari i vetëm afrikan që ka ngritur këtë trofe. Në vitin 1995 lojtari nga Liberia ka luajtur për Milanin kur koleksionoi këtë trofe, i cili edhe sot mbetet i vetmi për kontinentin afrikan. I fundit që e ka fituar para dyshes Messi-Ronaldo është Ricardo Kaka, në vitin 2007.

1956 Stanley Matthews (Blackpool)
1957 Alfredo Di Stefano (Real Madrid)
1958 Raymond Kopa (Real Madrid)
1959 Alfredo Di Stefano (Real Madrid)
1960 Luis Suarez (Barcelona)
1961 Omar Sivori (Juventus)
1962 Josef Masopust (Dukla Prague)
1963 Lev Yashin (Dynamo Moscow)
1964 Denis Law (Manchester United)
1965 Eusebio (Benfica)
1966 Bobby Charlton (Manchester United)
1967 Florian Albert (Ferencvaros)
1968 George Best (Manchester United)
1969 Gianni Rivera (Milan)
1970 Gerd Muller (Bayern Munich)
1971 Johan Cruyff (Ajax)
1972 Franz Beckenbauer (Bayern Munich)
1973 Johan Cruyff (Barcelona)
1974 Johan Cruyff (Barcelona)
1975 Oleg Blokhin (Dynamo Kiev)
 1976 Franz Beckenbauer (Bayern Munich)
1977 Allan Simonsen (Borussia Monchengladbach)
1978 Kevin Keegan (Hamburg)
1979 Kevin Keegan (Hamburg)
1980 Karl-Heinz Rummenigge (Bayern Munich)
1981 Karl-Heinz Rummenigge (Bayern Munich)
1982 Paolo Rossi (Juventus)
1983 Michel Platini (Juventus)
1984 Michel Platini (Juventus)
1985 Michel Platini (Juventus)
1986 Igor Belanov (Dynamo Kiev)
1987 Ruud Gullit (Milan)
1988 Marco van Basten (Milan)
1989 Marco van Basten (Milan)
1990 Lothar Matthaus (Inter Milan)
1991 Jean-Pierre Papin (Marseille)
1992 Marco van Basten (Milan)
1993 Roberto Baggio (Juventus)
1994 Hristo Stoichkov (Barcelona)
1995 George Weah (Milan)
1996 Matthias Sammer (Borussia Dortmund)
1997 Ronaldo (Inter Milan)
1998 Zinedine Zidane (Juventus)
1999 Rivaldo (Barcelona)
2000 Luis Figo (Real Madrid)
2001 Michael Owen (Liverpool)
2002 Ronaldo (Real Madrid)
2003 Pavel Nedved (Juventus)
2004 Andriy Shevchenko (Milan)
2005 Ronaldinho (Barcelona)
2006 Fabio Cannavaro (Real Madrid)
2007 Kaka (Milan)
2008 Cristiano Ronaldo (Manchester United)
2009 Lionel Messi (Barcelona)
2010 Lionel Messi (Barcelona)
2011 Lionel Messi (Barcelona)
2012 Lionel Messi (Barcelona)
2013 Cristiano Ronaldo (Real Madrid)
2014 Cristiano Ronaldo (Real Madrid)
2015 Lionel Messi (Barcelona)
2016 Cristiano Ronaldo (Real Madrid)

2017 – Sot në orën 20:00  

 

 

 

 

 

 

 

 

Titullarët e përzgjedhur | Nga Kukësi në Lushnjë, ka edhe surpriza

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Shkurt 2018 13:18
Publikohen formacionet zyrtare

Luhet në Lushnjë dhe në Kukës. Në “Zeqir Ymeri” vendasit kanë zbritur në fushë me atë formacion që pritej, sikurse dihet Pacult nuk ka të gatshëm Bakajn, Allën, Shametin dhe Zderic. Në vend të Bakajt është aktivizuar Shkodra, kurse Idrizi mbulon krahun e djathtë të mbrojtjes në mungesë të kroatit. Laçi ka bërë gjithashtu lëvizje në mbrojtje, me Lulajn që zë vendin e Gjonit në qendër të prapavijës, kurse Shtubina luan në të djathtë, pasi Fangaj është i pezulluar.

Lushnja i beson thuajse të njëjtëve çdo ndeshje, kjo edhe faktin që alternativat nuk janë të shumta për stafin teknik, pasi disa prej futbollistëve janë të dëmtuar. Të gjithë i kanë sytë nga dyshja Sefa-Canka, që kanë si detyrë të shënojnë. Ndreu te Kamza ka zhvendosur në të majtë Idrizajn në mungesë të Zguros, ndërkohë që risia është Cukovic, i cili zë vendin e Lelis. /EDS/

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 21

E shtunë, më 24 shkurt
14:00 Kukësi-Laçi

KUKËSI: Koliçi, Idrizi, Hoxha, Musolli, Rrumbullaku, Ethemi, Imami, Dzaria, Kale, Shkodra, Guri. Trajner: Peter Pacult
LAÇI: Selmani, Shtubina, Lulaj , Qaqi, Sefgjini, Nika, Bardhi, Jonuzi, Eskerda, Uzuni, Reginaldo. Trajner: Gentian Mezani
Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Ermal Barushi, Enea Pashaj, Melis Dervishi: Pas porte: Olsi Sokoli, Klajdi Kola

14:00 Lushnja-Kamza

LUSHNJA: Spaho, Magani, Prençi, Bufazi, Ruço, Pepa, Gava, Papa, Branica, Canka, Sefa. Trajner: Dritan Çuko
KAMZA: Gjonikaj, Frashëri, Kuqi, Cukovic, Idrizaj, Fukui, Arrabal, Imeri, Fili, Mehmeti, Plaku. Trajner: Ramadan Ndreu
Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Paulin Simoni,Kreshnik Cjapi

Video/ Ketri guximtar bëhet protagonist në olimpiadë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Shkurt 2018 12:50
Gjatë garimit pati një të paftuar special

Lojërat Dimërore në Pyeonchang u kanë dhuruar fansave shumë kujtime të bukura, por shumë pak prej tyre mund të konkurrojnë me hyrjen e paftuar të një ketrushi gjatë garimit të një sportisteje në disiplinën e snowboard-it në slalom. 

 

Austriakja Daniela Ulbing e shmangu përplasjen për pak centimetra ndërsa ketri u shfaq papritur para saj. Sportistja mbajti edhe ekuilibrin dhe arriti në fund të bënte një provë të mirë e të kualifikohej or në çerekfinale. Megjithatë, të shumtë ishin ata që lanë mënjanë paraqitjen e saj dhe folën vetëm për protagonistin paftuar, ketrin.  

Messi, ëndrra e pamundur e Boca Juniors

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Shkurt 2018 12:45
Ëndërron klubi argjentinas

Lionel Messi është betuar për dashuri të përjetshme ndaj Barcelonës. Ylli argjentinas sapo ka rinovuar kontratën me katalanasit deri në qershor të 2021, me një klauzolë prej 700  milionë euro.

Sulmuesit i takon që të mbyllë aventurën me Barçën në moshën 34-vjeçare. Më pas me shumë mundësi, ai do të vazhdojë vitet e fundit në karrierë në Newell, klubin e tij në Argjentinë. Megjithatë ekziston një tjetër skuadër argjentinase që pretendon ta afrojë Leon në të ardhmen. Në fakt, shumë ekipe do ëndërronin që argjentinasi të vishte fanellën e tyre pavarësisht se në çfarë moshe.

Trajneri i Boca Juniors, Guillermo Barros Schelotti, kur u pyet se cilin lojtar të një skuadre tjetër do të donte në ekip tha “Messi-n”, duke lënë të nënkuptojmë që klubi argjentinas vazhdon të ëndërrojë një ditë që kapiteni i Kombëtares së tyre të luajë me ta në të ardhmen. /EDS/

 

Përdhunoi shqiptaren, zbulohen detajet e dosjes që fundosi Robinhon

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Shkurt 2018 12:40
Fakte tronditëse të gjyqit

Më 23 nëntor 2017 Robinho u dënua me 9 vjet burg për përdhunim seksual. Bashkë me një mikun e tij në vitin 2013 kanë përdhunuar në një lokal të Milanos një vajzë shqiptare, e cila asokohe ishte 22 vjeç. Së fundmi kanë dalë në dritë edhe pjesë të dosjes së paraqitur në Gjykatën e Milanos, ku dalin në pah detaje të rëndë për ish-sulmuesin e Milanit.

“I duhet dhënë pesha e duhur negative tonit dhe shprehive të përdorura për të komentuar ngjarjet, duke përshkruar vajzën me epitete turpëruese dhe termat shpesh të papërpunuara e përbuzëse, shenjë e pashmangshme e përçmimit dhe ndërgjegjësimit për mosndëshkimin e ardhshëm. Kjo bindje ka bërë që të pandehurit të qeshin vazhdimisht lidhur me ngjarjen, duke evidentuar kështu një përçmim absolut për kushtet e viktimës, e ekspozuar ndaj turpërimeve të përsëritura, përveç akteve të dhunës seksuale përmes abuzimeve veçanërisht invazive dhe me një abuzim fizik absolut të viktimës”.

Ngjarje për të cilën po flasim ka ndodhur në gardërobën e “Sio Café”, një lokal milanez ku vajza po festonte ditëlindjen. Asokohe, Robinho ishte një futbollist i Milanit. Ka qenë ai i pari që e ka përdhunuar vajzën, por në këtë çështje janë përfshirë edhe katër meshkuj të tjerë brazilianë, për të cilët procedimi është pezulluar pasi nuk janë zbuluar kurrë. Gjykata ka vendosur që vajza e përdhunuar të marrë një dëmshpërblim prej 60 mijë eurosh, ndërsa Robinho vazhdon të luajë futboll në Turqi me Sivasspor, vendi i gjashtë i kampionatit aktualisht. Ka firmosur në janar dhe ka luajtur deri tani tre ndeshje në kampionat, duke shënuar tre gola kundër Ankaraspor (dopietë) dhe Kayserispor./EDS/