Horror dhe frikë në fushë, sulmuesi bie pa ndjenja dhe është në rrezik për jetën

Horror dhe frikë në fushë, sulmuesi bie pa ndjenja dhe është në rrezik për jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një ndeshje futbolli të Costa Rikës, mes klubeve të Olimpia’s dhe Santos de Guapiles që ka përfunduar në shifrat 1-0.

Sulmuesi i Olimpia’s  Kenny Cunningham ka rënë pa ndjenja në fushë pas një përplasjeje që ka pasur me një nga kundërshtarët. Të parët që i kanë dhënë ndihmën e shpejtë kanë qenë shokët e skuadrës, ndërsa më pas lojtari është shoqëruar për në spital, ku sipas “Daily Mail”, ai ndodhet në rrezik për jetën.