Horror në Romë, fansa rusë të plagosur nga prishja e shkallëve lëvizëse (video)

23 Tetor 2018

Udhëtimi i fansave të CSKA-së drejt Romës nuk ka kaluar pa incidente. Përveç përplasjeve mes dy tifozerive, në kryeqytetin italian ndodhi një aksident i frikshëm. Ndërsa rusët ishin duke zbritur në metro nëpërmjet shkallëve lëvizëse në stacionin “Republica” si pasojë e lëkundjeve të shkaktuara nga ata dhe peshës së madhe, ato u prishën ndërkohë që njerëzit ranë njëri mbi tjetrin. Për pasojë një i ri pësoi një dëmtim të frikshëm, këmba e tij gati u këput. Ndërkohë që ngelën të plagosur edhe 19 persona të tjerë, tetë prej tyre me dëmtime serioze. Një tjetër person u dërgua në spital me fraktura.

Por edhe përplasjet mes romanëve dhe rusëve nuk akne munguar. Një tifoz rus u ther me thikë, ndërkohë që policia italiane ndërhyri në dy përplasje të tjera për të shmangur probleme edhe më serioze. Prania e tifozëve miq në qytet dhe frika për përplasje ka bërë që në pikat kryesore të ndalohej lëvizja.

This has just happened with CSKA fans in Rome after an escalator broke down. Multiple fans have reportedly been injured. pic.twitter.com/LNRfcKqjRF

— Artur Petrosyan (@arturpetrosyan) October 23, 2018

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme sportive nga vendi e bota në kohë reale nga futbolli dhe sportet e tjera.