Houston fiton të 14-ën radhazi, Golden State dhe Celtics vuajnë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
19 Dhjetor 2017 11:01
Edhe San Antonio mirë

Gjatë natës së sotme në NBA ka pasur plot spektakël dhe kosha në 10 sfidat e luajtura.

Houston sërish bëri ligjin në parket, këtë herë kundër Utah duke fituar takimin e 14-të radhazi (120-99). Në Konferencën e Perëndimit, Los Angeles Lakers luftuan fort dhe i japën mjaft telashe Golden State, por e humbën sfidën në kohën shtesë me vetëm 2 pikë (114-116).

Edhe San Antonio i bëri gjërat mirë kundër Clippers, ku fitoi 109-91 kurse Minnesota mundi Portland 108-107.

Në Lindje, erdhi suksesi i 26-të i Boston, por që duhet thënë se u lodh j pak ndaj Indiana Pacers. Në fund rezultati përfundoi 111-112, por momentet finale u shoqëruan me emocione të mëdha.

Fitoret e Chicago Bulls aktualisht nuk përbëjnë me lajm. Viktima e tyre e radhës (6 gjashta radhazi) ishte Philadelphia 76ers që u mund 117-115.

Edhe Atlanta befasoi jo pak, duke i dhënë një shkundje sezonit me fitoren 110-104 ndaj Miami.

Rezultatet e ndeshjeve

CHARLOTTE HORNETS-NEW YORK KNICKS 109-91

INDIANA PACERS-BOSTON CELTICS 111-112

ATLANTA HAWKS-MIAMI HEAT 110-104

CHICAGO BULLS-PHILADEPHIA 76ERS 117-115

HOUSTON ROCKETS-UTAH JAZZ 120-99

MINNESOTA TIMBERWOLVES-PORTLAND TRAIL BLAZERS 108-107

OKLAHOMA CITY THUNDER-DENVER NUGGETS 95-94

DALLAS MAVERICKS-PHOENIX SUNS 91-97

SAN ANTONIO SPURS-LOS ANGELES CLIPPERS 109-91

LOS ANGELES LAKERS-GOLDEN STATE WARRIORS 114-116