Hudson-Odoi prioritet i Bayern Munichut

07 Qershor 2019

Drejtori i Bayern Munichut, Hasan Salihamidzic thuhet se ta thënë se kanë ngecur bisedimet rreth një transferimi të mundshëm të Callum Hudson-Odoi, i cili po preferon të nënshkruajë një kontratë të re me Chelsean.

Bavarezët kishin këmbëngulur të sjellin në radhët e veta 18-vjeçarin, por kanë dështuar në katër ofertat e bëra deri më tani në drejtim të anglezit.

Mediat në Angli këtë javë kanë raportuar se sulmuesi anësor është i gatshëm të nënshkruajë një bashkëpunimin të ri me fituesit e Ligës së Evropës, e cila skadon në sezonin e ardhshëm.

MegjithatĂ«, gazetari i Sky Germany, Torben Hoffmann ka cituar Salihamidzic tĂ« ketĂ« thĂ«nĂ« se “ju nuk duhet gjithmonĂ« tĂ« besoni gjithçka qĂ« thuhet apo shkruhet atje”.

Duket se gjigantët e Bundesligës ende mbajnë shpresë se do të mund të transferojnë lojtarin e preferuar të trajnerit kroat, Niko Kovac. /Telegrafi/

www.telegrafi.com