Humbën garën për Superioren, kjo është strategjia e Bylisit për të ardhmen

Për të dytin vit radhazi Bylisi dështoi për t’u rikthyer në Superiore, duke bërë që edhe këtë vit t’ia nisë nga e para për të ndërtuar një skuadër që të rikthehet në elitën e futbollit shqiptar. Drejtuesit kanë nisur punën, ku parësore ka qenë infrastruktura dhe kontratat me lojtarët më të spikatur.

Sa i përket infrastrukturës, është ndërtuar kompleksi stërvitor, i cili iu jep mjaft hapësira për të punuar për të ardhmen, me moshat dhe talentet. Kështu, ka nisur që të organizohen skuadrat e moshave, ku gjatë viteve të fundit skuadra ballshiote ka rritur numrin e vendasve në ekipin e parë.

Sa i përket të ardhmes, klubi nuk ka kërkuar që të punojë vetëm në një drejtim, por tashmë puna ka nisur edhe me futbollistët më të mirë që kanë në përbërje. Eduasportin.com mëson se kanë nisur rinovimet e kontratave me lojtarët që janë konfirmuar për sezonin e ri.

Niko Zisi, Valentino Murataj, Franklin Ntephe, Christian Chukuka, Vjali Mahmutaj si dhe portieri Stefan Djordjevic janë ulur me presidentin Besnik Kapllanaj për të rinovuar kontratat e tyre. Nuk është fazë bisedimesh, por në Ballsh tashmë është çdo gjë konkrete. Po mendojnë për të ardhmen dhe padyshim që në merkato kanë piketuar dhe prurjet për të ndërtuar skuadër me pretendime.

Trajneri – Një çështje jo me pak interes është dhe ajo e trajnerit. Drejtuesit kanë bashkëpunuar deri në fundin e sezonit të shkuar me vlonjatin Dritan Sadedini, i cili pritet që të rikonfirmohet për vitin e ardhshëm. E njeh mirë ambientin dhe natyrisht që së bashku me menaxherët e klubit do të afrojë futbollist cilësorë.

Largimet – Pas hoqi brazilianët Luis Andreazzi Gregatti dhe Leonardo Semiao Granado, nga ballshiotët mësohet se janë larguar Erald Kolgega dhe Orgest Buzi. Mesfushori dhe mbrojtësi fierak prej vitesh paraqiteshin me fanellën e mallakastriotëve, por me mbylljen e kontratës ata nuk kanë rinovuar, duke qenë tashmë lojtarë të lirë në tregun e verës. /EDS/

****************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan