Humbja me Rijekën, Gatusso: Fajin e kam unë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
7 Dhjetor 2017 22:37
Humbja me Rijekën, Gatusso: Fajin e kam unë

Humbja ndaj Rijekës duket se ka rënduar akoma më tej gjendjen në skuadrën e Milanit.

Pas largimit të trajnerit Montella dhe ardhjes së Gattuso në krye të stolit kuqezi gjërat, jo vetëm që nuk janë përmirësuar, por duket se janë përkeqësuar.

Pas barazimit turpërues ndaj Beneventos, Milani e ka mbyllur me humbje fazën e grupeve të Europa League, ndonëse e kishte siguruar kualifikimin.

Kuqezinjtë u mposhtën 2-0 nga Rijeka në Kroaci, ndërsa trajneri Gatusso mori përgjegjësitë e humbjes në këtë sfidë dhe pranoi se skuadra është shumë e brishtë.

“Fajin për këtë humbje e kam unë. Aktivizova futbollistët që kanë luajtur më pak, për t’iu dhënë minuta, por jemi shumë të brishtë. Në momentin e parë që goditemi, na mungon forca e reagimit”, tha Gatusso.

Trajneri i Milanit theksoi se skuadra duhet të punojë shumë për t’u përmirësuar, pasi këto paraqitje nuk i shkojnë për shtat fanellës së Milanit.

Laçi përgatitet për festë, njoftim i rëndësishëm për tifozët

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
15 Korrik 2018 11:35
Publikohen edhe çmimet e biletave

Laçi u mund nga Anorthosis Famagusta në Qipro me rezultatin 2-1, ndërkohë që shpreson që të kualifikohet në raundin tjetër në Europa League. Goli i shënuar nga Erjon Hoxhallari i mban gjallë shpresat e kurbinasve për të bërë më tej, pasi do t’u mjaftonte një triumf minimal 1-0 ditën e enjte për të kaluar më tej. Bardhezinjtë po përgatiten që të bëjnë më të mirën dhe sigurisht që nuk janë dorëzuar, edhe pse qipriotit janë një ekip i fortë dhe me një buxhet disa herë më të lartë.

Së fundmi klubi kurbinas ka bërë edhe një njoftim për tifozët, duke i ftuar ata të jenë në stadium në mbështetje të skuadrës. Gjithashtu kërkohet një sjellje korrekte, pasi ndryshe do të kishte pasoja për klubin. Së shpejti pritet që të dalin në shitje edhe biletat. Çmimi i tyre varion nga 300 lekë në 1000 lekë, ndërkohë që pritet të mësohet edhe data e saktë se kur do të nisë shitja e tyre.

NJOFTIMI I KLUBIT KURBINAS - Tifozë të Laçit e dashamirës të futbollit: Ju ftojmë ditën e enjte më dt . 19 korrik në orën 17:00 të mbështetim ekipin tonë në stadium . Të gjithë së bashku, me ndihmën tuaj si lojtari i 12-të, mund t’ia dalim! Jeni të lutur, para se të futeni në stadium do të ketë kontroll fizik, s’duhet të keni me vete çakmakë  e mjete piroteknike . Çdo problem më i vogël i shkaktuar nga shkallët e stadiumit është në kurrizin e ekipit tonë!

Çmimet e biletave do të jenë:
1000 Lekë (Tribuna kryesore)
300 Lekë (Tribuna karshi & mbrapa porte)
Biletat do të shiten pranë stadiumit .

************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kushtrimi i Guerrils: Ejani, luan ekipi i gjithë shqiptarëve!

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
15 Korrik 2018 10:10

Partizani do kërkojë mrekullinë në Maribor. Të kuqtë u mundën me rezultatin minimal 0-1 në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndërkohë që të enjten luhet përballja e kthimit prej orës 20:15. Në Slloveni ekipi kryeqytetas nuk do të jetë i vetëm, pasi në mbështetje të tyre do të jenë edhe Ultras Guerrils, të cilët janë organizuar për të udhëtuar të shumtë në këtë takim. Veç atyre që jetojnë në Shqipëri, pritet që edhe tifozë të tjerë që jetojnë pranë Sllovenisë, të jenë në stadium. Guerrils madje i kanë bërë thirrje çdo shqiptari të jetë atje në mbështetje të “Legjendës”.

THIRJA E GUERRILS – Ultrasit e kuq, përmes faqes së tyre, lëshojnë kushtrimin: “Ftojmë të gjithë shqiptarët në Slloveni të na bashkohen! Maribor – Partizani. UG është gati për një tjetër transfertë europiane të zjarrtë dhe të paharrueshme. Të enjten jemi në Maribor për t’i dhënë mbështetjen tonë Partizanit dhe për të përfaqësuar Shqipërinë. I bëjmë thirrje çdo shqiptari që jeton në Slloveni, në Maribor, Lubjanë ose në shtetet përreth, të na bashkohet në mbështetje të ekipit të gjithë shqiptarëve. Ekipi i titulluar “Legjendë e futbollit shqiptar” dhe po ashtu me dekoratën e lartë nga presidenti i Shqipërisë “Nder i kombit”. Grumbullimi do të nisë prej orës 17:30 në sheshin kryesor të qytetit, që quhet “Glavni Trg”. Të gjithë të veshur me te kuqe e flamuj kuqezi me vete! Maribori të enjten vishet i kuq, Guerrils po vijnë! Bëni tag të gjithë miqve që njihni dhe që mund të vijnë! Na shkruani në inbox për detajet dhe kontaktet e personave përfaqësues”. /EDS/

************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Laçi menjëherë në fushë, synohet përmbysja

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
13 Korrik 2018 15:40

Laçi u mund nga Anorthosis Famagusta me rezultatin 2-1 në Qipro, por mbetet në lojë për t’u kualifikuar në turin e dytë të Europa League. Bardhezinjtë e drejtuar Besnik Prenga u përpoqën shumë ta ruanin avantazhin e pjesës së parë, por nuk ia dolën. Gjithsesi tani mendohet vetëm për takimin e kthimit, që do të luhet në Laç të enjten e 19 korrikut prej orës 15:00. Mbetet për t’u parë nëse do të jetë në gjendje të luajë Abdurrahman Fangaj, i cili në takimin e djeshëm nuk ishte në dispozicion të stafit teknik për shkak dëmtimi.

RIKTHIMI NË SHQIPËRI – Te Laçi nuk kanë humbur kohë dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë fluturuar nga Larnaca në Beograd. Më pas destinacioni i radhës ka qenë Podgorica dhe me autobus ekipi është stacionuar në Laç. Bardhezinjtë nuk kanë humbur kohë dhe kanë zhvilluar edhe një seancë të lehtë stërvitore. Vrapime të lehta, tre herë nga 12 minuta dhe më pas ekipi është shpërndarë. Dita e nesërme është lënë pushim dhe futbollistët do të kenë mundësinë të rikuperojnë energjitë. Të dielën do t’i rikthehen përgatitjeve, për të qenë të gatshëm për ndeshjen e kthimit me Anorthosis. /EDS/

 

Rikthehemi ne seancen stervitore

A post shared by K.F.Laçi Official (@k.f.laci_official) on

************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

I bëri 'poker' Luftëtarit, nigeriani mund të ishte në Superiore

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
13 Korrik 2018 09:00

Luftëtari dje u shkatërruar 5-0 në pjesën e parë të takimit ndaj Ventspils në Letoni. Lojtari që pothuajse e mundi i vetëm skuadrën bluzi ishte sulmuesi Adeleke Akinyemi, nigeriani që shënoi katër gola brenda 45 minutave  duke i shtangur gjirokastritët në pjesëmarrjen e tyre në raundin e parë eliminator të Europa League. Një rezultat që shanset për kthim rezultatit pothuajse janë zero.

Por, kush është Akinyemi? Sulmuesi i lindur në Lagos të Nigerisë më 11 gusht të vitit 1998 tre vite më parë ka qenë i lidhur ngushtë me një transferim të mundshëm në Shqipëri. Asokohe ka pasur kërkesë nga Bylisi, ekip që shquhet për të afruar lojtarë të kontinentit afrikan, por ndërhyrjet e shumta të Skënderbeut ndikuan që të firmoste në Korçë e më pas u transferua në Kosovë të Trepça ‘89.

Vetëm pak muaj në Kosovë dhe më pas u transferua në Letoni te Ventspils, skuadër që i dha hapësirat e duhura duke e kthyer tashmë në një yll të vërtetë. Në 13 ndeshjet e fundit me letonezët ka shënuar 8 gola, plus 4 në Europa League, ai ka shkuar në kuotën e 12 golave në 13 takime. Në kampionat një vit më parë ai ka realizuar 10 herë, duke qenë dhe lojtari më prodhimtar i momentit në kampionatin letonez.

Për Bylisin ky nuk është rasti i vetëm që ka humbur talente që tashmë mrekullojnë tifozeri të tjera, normalisht edhe Etobo, mesfushori i qendrës për Nigerinë në Botërorin e Rusisë para tre vitesh ka qenë afër transferimit në Ballsh, por procedura e dokumentave bëri që ai të mos firmoste në Shqipëri, duke kaluar në Spanjë. Tregun shqiptar e furnizojnë pothuajse të njëjtët menaxherë të huaj për çdo skuadër, kështu që diskutimet për transferim kanë qenë të hapura edhe te Skënderbeu në atë kohë. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.