Humbja me Teutën, Kamza shkarkon Duron

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
8 Nëntor 2018 11:12
Ishte e pritshme

Ishte normalisht e pritshme, Kamza nuk ka duruar më dhe ka shkarkuar nga detyra trajnerin Klodian Duro. Ky i fundit e mori drejtimin e skuadrës pikërisht në takimin kundër Besës për Kupën e Shqipërisë më 12 shtator të këtij viti.

Megjithatë, ai u emërua në krye të pankinës së kamzalijve vetëm pas humbjes së Kamzës në Durrës ndaj Teutës në ndeshjen e fazës së parë. Në harkun e 9 javëve në kampionat, ai arriti që të marrë vetëm 6 pikë me këtë skuadër, një fitore kundër Kastriotit në debutim dhe 2 barazime. Kështu, drejtuesit e Kamzës e kanë parë të arsyeshme që të shkëpusin marrëdhëniet me këtë trajner.

Njoftimin e ka bërë vetë klubi, i cili nëpërmjet një komunikate për shtyp ka deklaruar: “Klubi bën të ditur mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Klodian Duro. Duke e falënderuar trajnerin për kontributin e tij të palodhur, përkushtimin dhe gjithçka dha për skuadrën tonë, bëjmë të ditur se rrugët tona ndahen këtu. Mungesat e rezultateve na detyrojnë të bëjmë një zgjidhje tjetër në këtë moment. Trajnerit Klodian Duro, i urojmë suksese në karrierën e tij në vazhdimësi dhe e konsiderojmë gjithnjë pjesë të familjes sonë. FK Kamza”. /EDS/

**********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike