Humbja përjetohet si dramë, te Vllaznia gjejnë fajtorin

Shkodra nuk e meriton këtë moment, subjektivisht nuk e meriton, pasi nëse flasim objektivisht, Vllaznia ka vite që lufton për mbijetesë. Vjet, skuadra më e vjetër në Shqipëri shpëtoi vetëm në ndeshjen e fundit kur barazoi me Tiranën 0-0. Tradita dhe historia nuk mjaftojnë për të qëndruar në Superiore, por duhen pikët dhe fitoret. Skuadra kuqeblu humbi finalen e mbijetesës me Teutën me rezultatin 2-0. Skuadra kuqeblu e përjetoi shumë keq, pasi humbi kundër rivalit direkt dhe nuk dhuroi asgjë në fushën e lojës. Ekipi i Vllaznisë nuk e kishte përgatitur ndeshjen për ta fituar, pasi ishte e kënaqur ne një barazim. Në rastet kur ndeshja përgatitet në atë mënyrë, atëherë shanset për të dalë me një rezultat pozitiv janë shumë të vogla. Fusha e lojës e tregoi mjaft mirë këtë gjë.

Qyteti verior është i pllakosur nga heshtja dhe ritmi i pulsit ka rënë ndjeshëm. Tifozët e Vllaznisë jetojnë me rezultatet e skuadrës së tyre, pavarësisht se ekipi nuk po i dhuron asgjë në këto vitet e fundit. Shkodranët kanë gjetur dhe fajtorin për humbjen me ekipin bregdetar. Portieri Alen Sherri është “kryqëzuar” nga shkodranët, pasi “gardiani i portës” gaboi në të golat e pësuar nga skuadra e tij.

Ai doli keq në golin e parë të shënuar nga Hrkac, po ashtu te goli i Hakajt. Sherri nuk kontrolli mirë gjuajtjen e sulmuesit Latif, ndërsa mbrojtësi shkodran e shfrytëzoi pasigurinë e tij duke përshëndetur rrjetën. 20-vjeçari ishte një bast personal i trajnerit Gjoka, ai ka bërë mirë në kuadratin e skuadrës shkodrane deri në ndeshjen e djeshme, ku gaboi shumë. Vendi i titullarit është vendosur në pikëpyetje tashmë, pasi Selimaj është gati për ta rrëmbyer. Gabimet e Sherrit mund të rikthejnë sërish në portë Selimajn. Gjoka kishte vendosur që të aktivizonte portierin e ri që nga janari. /EDS

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan