Humbje kohe për tifozët, Angli-Gjermani nuk prodhon gola

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
10 Nëntor 2017 23:06
Shumë duele, por jo festime

Angli-Gjermani, çfarë zhgënjimi! Dy nga kombëtaret më të mëdha të futbollit sot luajtën një miqësore të madhe në “Wembley”, por me një rezultat që nuk pritej aspak, 0-0.

Kampionët e botës luajtën kryesisht me formacionin e parë ndaj “Tre luanëve”. Trajneri Joachim Low provoi një sistem ndryshe kësaj here në ishull, duke preferuar të rreshtonte lojtarët e tij me 3-4-3, por kjo nuk i funksionoi. Në shumicën e takimit gjermanët dominuan me lojën tepër bindëse dhe plot fantazi, por topi nuk e gjeti rrjetën as në rastet më të mira, si ato të yjeve Julian Draxler, Timo Werner dhe Leroy Sane.

Edhe Anglia provoi shanset e saj, por qe shumë herë më e dobët në organizim dhe çaloi në 30 metrat e fundit të fushës, aty ku James Vardy praktikisht nuk mund të bënte asgjë. Vlen për t’u theksuar goditja e tij me kokë në pjesën e dytë, kur portieri Marc-Andre ter Stegen bëri një nga magjitë e tij me hedhjen tipike që ka.

Kështu, tifozët anglezë të pranishëm në stadiumin më spektakolar të Londrës duhej të ktheheshin disi të penduar në shtëpi, sepse atje priteshin gola dhe jo vetëm përpjekje boshe.

Në ndeshjet e tjera miqësore, Franca mposhti 2-0 Uellsin, ndërsa Belgjika u ndal në barazim 3-3 nga Meksika.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike