Hysaj drejt largimit, Napoli bën lëvizjen bllokuese

24 Prill 2018

Elseid Hysaj është kthyer në një nga lojtarët më të mirë të skuadrës së Napolit dhe mediat italiane nuk kanë nguruar të bëjnë elozhe për shqiptarin. Ofertat gjithashtu në drejtim të tij nuk kanë munguar, madje kanë qenë klube të mëdha evropiane dhe fillimisht u duk sikur napoletanët u pajtuan me një largim të mundshëm të tij, pasi do të mbushin arkat në bazës ehde të klauzolës prej 50 milion eurosh që ai ka kontratë. Por, sipas gazetës “Il Matino”, presidenti De Laurentis ka bërë një lëvizje bllokuese në merkato dhe ka vendosur një kusht të ri për transferimin e disa prej lojtarëve më të mirë të skuadrës. Ai ka bërë me dije se Hysaj do të largohet, vetëm në rast se klubi i interesuar për të marrë shërbimet e tij do të paguajë 50 milion euro brenda muajit qershor. Në të kundërt mbrojtësi i krahut do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së tij dhe nuk do të shkojë në asnjë skuadër tjetër dhe do të firmosë një kontratë të re. Në rast s kjo ndodh, Hysaj do të përfitojë më shumë financiarisht në aspektin personal si dhe klauzola e tij në të ardhmen për largimin do të jetë më e lartë se ajo aktualja.

Kjo do të thotë se klubet që duna realisht të marrin futbollistin e Kombëtares Shqiptare, duhet të shpejtojnë në të kundërt Napoli do të blindojë me kontratë mbrojtësin. Klubi nga Seria A, po lufton aktualisht për të siguruar titullin kampion dhe është në garë me Juventusin, me një diferencë prej 1 pike. Dhe klubi ka kërkuar që për momentin të ndërpriten të gjitha tratativat e merkatos që lidhen me futbollistët, pasi ata mund të ndikohen nga e ardhmja dhe të çedojnë në paraqitjet e tyre në fushë. Seria A ka edhe katër javë për të luajtur. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan