Hysaj ishte shumë pranë transferimit te Chelsea, ja pse nuk ndodhi

11 Tetor 2018
Hysaj ishte shumë pranë transferimit te Chelsea, ja pse nuk ndodhi

Mario Giuffredi, agjenti i shqiptarit të Napolit Elseid Hysaj, në një prononcim për “Radio Marte”, ka folur rreth klientit të tij dhe kritikat e marra pas disa ndeshjeve zhgënjyese të lojtarit. Përveç kësaj, agjenti i shqiptarit ka zbuluar edhe një detaj në lidhje me merkaton e verës, kur mbrojtësi u kërkua vazhdimisht nga disa klube të mëdha evropiane, Chelsea mbi të gjitha.

” Ata që kritikojnë Hysajn, janë njerëz që mendojnë se janë perfektë, por ne jemi njerëz të zakonshëm. Në merkaton e verës, ai mund të kalonte te Chelsea, por vetëm klauzola e futbollistit e mbajti te Napoli. Njerëzit harrojnë se Elsi ishte ndër më të mirët në pozicionin e tyre, ndërsa mjaftojnë vetëm 2-3 ndeshje të këqija që të ta cilësojnë si të padobishëm… Unë gjithmonë jam i mendimit se përgjigjen më të mirë e jep fusha “. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.