Hysaj: Izraeli? Nuk ka shumë ndryshime nga fitorja 0-3..

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
11 Tetor 2018 14:38
Shkodrani vlerëson të rinjtë

Pas Mërgim Mavrajt, mbrojtësi i djathtë Elseid Hysaj është zgjedhur nga vetë lojtarët kapiteni i dytë në Kombëtare. Shkodrani nuk ishte në fushë në ndeshjen kundër Jordanisë, për të qenë në formë për përballjen me Izraelin. Hysaj thotë se trajneri bëri zgjedhjen më të mirë, ndërsa theksoi se kundër Izraelit duhet fitorja.

Panucci tha se e kurseva Hysajn, pasi kishte shumë ndeshje. E keni ndjerë peshën e këtyre minutave?

Trajneri ka të drejtë, pasi te Napoli kemi pasur shumë ndeshje këtë periudhë. Duhej të luajnë edhe të rinjtë, pasi në këto ndeshje duhen parë edhe ata. Bëri mirë që disa lojtarë i la pushim.

Dje u ndje mungesa e krosimeve tua…

Lojtarët që ishin dje luajtën mirë. Të dielën, unë do jap maksimumin, të luajmë mirë dhe të bëjmë ndonjë gol për të vazhduar rrugën tonë. Besoj se ndaj Izraelit mund t’ia dalim. Dje ishte e vështirë, Jordania u mbyll, por treguam karakter. Punë centimetrash nuk hyri goli.

Keni qenë në fushë kur fituam 0-3 në Izrael. Ku ndryshon kjo Kombëtare?

Fituam 0-3, por vinim edhe nga humbja me Luksemburgun. Të njëjtët lojtarë jemi, ndryshime nuk ka shumë, besoj se jemi gati për të luajtur ndeshjen.

A është ende e paqartë skuadra?

Jemi lojtarë profesionistë, ne nuk është se çmendemi në lojë kur na ndryshojnë pak taktikën. Të gjithë luajmë në kampionate të mëdha. Thjesht, na duhen 2-3 ditë që të kuptojmë si të japim më të mirën në fushë.

Cikalleshi, Sadiku, disa mungesa në sulm. A ndihen?

Ata janë lojtarë të mirë, dihet që na mungojnë, por ka edhe tani lojtarë që mund të bëjnë mirë, dhe e kanë treguar veten edhe atje ku luajnë. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike