Hysaj takon më të mirin e momentit nga Kombëtarja

Dy lojtarët e Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj i Napolit dhe Thomas Strakosha i Lacios po kalojnë një moment tejet të mirë me skuadrat e tyre.
Mbrojtësi shkodran dhe portieri kuqezi kanë përfituar nga koha e lirë për të konsumuar një pije së bashku, para fillimit të fazës përgatitore. Vetë Hysaj ka ndarë një foto me gardianin e kryeqytetasve në profilin e tij në “Insta Story”, ku duken të dy të qeshur.
Padyshim që dyshja në foto, janë dy ndër lojtarët e momentit në Kombëtaren Shqiptare, kjo falë paraqitjeve të shkëlqyera që kanë bërë me skuadrat e tyre në kampionatin italian. Megjithatë, mund të themi se Strakosha po kalon një super formë me Lacion. /EDS/