I bleu bileta familjes që ta shihte duke luajtur, Guardiola e dërgon në tribunë

24 Tetor 2018
I bleu bileta familjes që ta shihte duke luajtur, Guardiola e dërgon në tribunë

Një ndër lojtarët më të lumtur të Manchester Cityt kur mësoi se do të ndeshej me Shakhtar Donetsk në Champions League ishte Oleksandr Zinchenko. 21-vjeçari ishte i emocionuar për shkak se do të luante kundër ish-skuadrës së tij, prej nga edhe u transferua në Angli.

Për ta bërë edhe më të veçantë mbrëmjen e të martës, ukrainasi siuroi 27 bileta për familjarët dhe miqtë e tij më të ngushtë, të cilët i donte patjetër aty, me shpresën që trajneri Pep Guardiola do t’i rezervonte disa minuta kundër Shakhtar.

Edhe pse roli i tij natyral është ai i organizatorit, lojtari i ri thuajse gjithë sezonin e kaluar ka qenë në skuadrën e parë si zëvendësues i mbrojtësit të krahut të majtë, Fabian Delph, për shkak të dëmtimit të Benjamin Mendy. Emocionet u rritën edhe më shumë kur të hënën, një ditë para sfidës së përfunduar 3-0 në favor të anglezëve, Guardiola e mori pranë tij në konferencën për shtyp.

Por në fund, ai u dëshpërua kur mësoi se nuk ishte grumbulluar as mes rezervave që do të qëndronin në stol, duke bërë që në rrjetet sociale të mos mungonin edhe komentet ironike që i sugjeronin të kishte blerë një biletë më shumë edhe për veten e tij…/EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.