I dashuruar pas Turqisë, prezantohet Jasmin Raboshta

Jasmin Raboshta do të vijojë të luajë në Turqi. Vjet ai nënshkroi me Silopispor dhe paraqitjet e bëra kanë qenë të mira, ndaj edhe ka pasur disa oferta. Bëhet fjalë për një skuadër të kategorisë së pestë, por shkodrani është i kënaqur me kushtet e ofruara dhe ka pranuar sërish që të luajë në të njëjtin nivel të futbollit klub. Siirt Gençlerbirliği Spor Kulübü është emri i klubit të ri, që e ka prezantuar sulmuesin shkodran.

Futbollisti 28-vjeçar është formuar si lojtar te Vllaznia dhe ka luajtur edhe me ekipin e parë, për t’u larguar më pas. Janë disa skuadrat me të cilat ka luajtur sulmuesi në Shqipëri, duke nisur me Elbasanin, Luftëtarin, Butrintin, Kastriotin, Teutën dhe në fund Bylisin. Me krutanët ka regjistruar numrin më të lartë të golave, teksa pat realizuar 21 herë në sezonin 2015/2016, por në fund nuk arritën dot të ngjiteshin në Kategorinë Superiore, pasi u mundën në ndeshjen e fundit nga Korabi. Më së shumti ka luajtur në Kategorinë e Parë, kurse në elitë ka shënuar vetëm dy herë me fanellën e Luftëtarit. /EDS/

************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan