I dëmtuari Reus nuk shitet, Dortmundi ka plane të tjera

I dëmtuari Reus nuk shitet, Dortmundi ka plane të tjera

Borussia Dortmund po planifikon rinovimin e kontratës së mesfushorit Marco Reus. Pavarësisht dëmtimit të gjatë që ai po kalon, klubi verdhezi e konsideron lojtar kyç 28-vjeçarin.

“Marco është njëri nga ne. Do të doja ta shihja edhe më gjatë me fanellën e Dortmundit”, – është shprehur drejtori sportiv i klubit, Michael Zorc.

Kontrata aktuale e gjermanit në “Signal Iduna Park” skadon në vitin 2019. Ka disa muaj që spekulohet se ai mund të shitet, por verdhezinjtë nuk kanë ndërmend të heqin dorë prej tij.

Reus po punon intensivisht për të kaluar dëmtimin në ligamentin e gjurit. Ai pritet të udhëtojë me skuadrën në Marbella më 3 janar, aty ku Dortmundi do të kryejë fazën përgatitore.