REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
Verdhezinjtë nuk i braktisin yjet

I dëmtuari Reus nuk shitet, Dortmundi ka plane të tjera

31 Dhjetor 2017 16:40

Borussia Dortmund po planifikon rinovimin e kontratës së mesfushorit Marco Reus. Pavarësisht dëmtimit të gjatë që ai po kalon, klubi verdhezi e konsideron lojtar kyç 28-vjeçarin.

“Marco është njëri nga ne. Do të doja ta shihja edhe më gjatë me fanellën e Dortmundit”, - është shprehur drejtori sportiv i klubit, Michael Zorc.

Kontrata aktuale e gjermanit në “Signal Iduna Park” skadon në vitin 2019. Ka disa muaj që spekulohet se ai mund të shitet, por verdhezinjtë nuk kanë ndërmend të heqin dorë prej tij.

Reus po punon intensivisht për të kaluar dëmtimin në ligamentin e gjurit. Ai pritet të udhëtojë me skuadrën në Marbella më 3 janar, aty ku Dortmundi do të kryejë fazën përgatitore.

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
22-vjeçari do të luajë në Allianz Arena në korrik, pasi nuk pranoi të rinovonte kontratën

Bayern e mori falas në janar, tifozët e sulmojnë në stadium 22-vjeçarin Goretzka....

21 Janar 2018 21:38

Tifozët e Schalke kanë shprehur zemërimin e tyre ndaj vendimit të Leon Goretzka për t'u bashkuar me Bayern Munchen këtë verë.

Tifozët e pranishëm  në Veltins-Arena kanë shpalosur një banderolë, ku i bënin thirrje  22-vjeçarit të zhdukej.

Përpara ndeshjes së Bundesligës me Hannoverin, një grup tifozësh vendosën ti bëjnë të qarta, ndjenjat e tyre për lojtarin në fjalë.

Banderola lexonte: "As paratë, as trofetë nuk vlejnë më shumë se klubi ynë, ai që nuk e vlerëson këtë mund të largohet menjëherë".

Pasi nuk arriti të binte dakord për një marrëveshje të re me ekipin e drejtuar nga Domenico Tedesco, mesfushori pranoi të transferohej në Allianz Arena, me parametra zero.

Ai ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me legjendën e Bundesligës.

Drejtori sportiv i Schalke, Christian Heidel deklaroi: "Bëmë çdo gjë që mundej për të mbajtur Leon.

"Në verë u zhvillua një takim mes lojtarit dhe agjentit të tij. Përgjigja e tij ishte se kërkonte më shumë, pasi po vlerësonte ofertat."

Liverpool dhe Manchester United ishin ekipet e tjera, që ishin të interesuara për shërbimet e Goretzka.

 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Kiliani i premton besnikëri Bayern-it... deri në verë

Vidal zbulon ëndrrën e tij të madhe

21 Janar 2018 21:34

Arturo Vidal thotë, se nuk ka shanse të largohet nga Bayern Munich në janar, pasi ai dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon. 30-vjeçari ka qenë i lidhur me një lëvizje në Chelsea, pavarësisht insistimit të trajnerit Jupp Heynckes, se askush nuk do të shitet gjatë merkatos së janarit.

Marrëveshja për të sjellë në “Allianz ArenaLeon Goretzka nga Schalke në fund të sezonit ka bërë që mediat gjermane të spekulojnë se Vidal mund të kërkojë për një klub të ri në 2018. Megjithatë mesfushori këmbëngul se nuk do të largohet, pasi qëllimi i tij më i madh është të fitojë kompeticionin më prestigjoz të Evropës për herë të parë në karrierën e tij.

"Unë jam këtu deri në qershor dhe jam shumë i lumtur", tha ai pas fitores 4-2 kundër Werder Bremen. "Unë shpresoj që të fitoj Ligën e Kampionëve dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë, por në këtë moment jam 100 % i fokusuar tek Bayern dhe nuk ka asnjë shans që të ndryshojë ekip", shtoi kiliani. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Bayern nuk njeh rival

Muller arrin shifër jubilare, Bayern thyen Werder

21 Janar 2018 17:39

Bayern Munich vazhdon serinë e fitoreve në Bundesliga. Kampionët e Gjermanisë mposhtën me përmbysje 4-2 Werder Bremen në “Allianz Arena” duke thellur akoma edhe më shumë diferencën me ndjekësit. Me këtë sukses të besuarit e Heynckes e dërguan në 16 pikë diferencën me Bayer Leverkusen, që ndjek nga pas me 31 pikë. Werder që në këtë edicion lufton për mbijetesë, e nisi mjaft mirë ndeshjen duke surprizuar Bayern pas golit të shpejtë të shënuar nga Gondorf në minutën e 25’. Në disavantazh vendasit sulmojnë me të gjitha forcat dhe barazojnë ndeshjen 4’ minuta nga fundi i pjesës së parë me anë të Muller.

Edhe në të dytën Bayern luan më mirë dhe pas disa aksionesh të rrezikshme Lewandowski kaloi për herë të parë në avantazh bavarezët në këtë takim (63’). Polaku shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën në minutën e 77’, pas asisit të Muller. Sulmuesi gjerman duket, se është rikthyer në formën e tij më të mirë me ardhjen e Heynckes, pasi në të 84’ shënoi edhe golin e katërt. Me këtë dopietë 28-vjeçari arriti një shifër jubilare, 100 gola në karrierë me Bayern. /EDS/

 

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Humbja e Hamburger-it me vendin e fundit nuk ka kaluar pa masa në klubin gjerman

Katastrofa me Koln-in, drejtuesit e Mavrajt me “dorë të hekurt”

21 Janar 2018 13:54

Hamburger-i humbi ditën e djeshme me Koln-in me rezultatin 0-2, në shtëpi. Në qytetin gjerman u pa si një katastrofë, pasi vendi i fundit i mori fitoren në shtëpi ekipit të Mërgim Mavrajt, që ndodhet në vendin e parafundit dhe kishte mundësinë të dilte nga zona e rënies nga Kategoria.

Drejtuesit e klubit nuk e kanë justifikuar kapitullimin e ekipit në shtëpi dhe morën masa të ashpra, normalisht jo si presidentët shqiptarë që fërkojnë duart për ndonjë gjobë, por  kanë shkarkuar trajnerin Markus Gisdol dhe stafin e tij.

Klubi gjerman e bëri të ditur vendimin nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të “Facebook” dhe lajmëroi tifozët se do të ketë të reja të tjera. Mbetet për t’u mësuar se kush do të jetë trajneri i ri i Hamburger-it. Situata e mbrojtësit shqiptar nuk është aspak e mirë, pasi ai është si “kapiteni” i një anije që po shkon drejt mbytjes. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment