“I lumtur që Ronaldo do e shikojë ndeshjen nga TV”, trajneri i Serisë A tërheq vëmendjen

17 Tetor 2020

“Jam shumë i lumtur që Ronaldo do ta ndjekë nga divani i shtëpisë ndeshjen tonë. Do të jetë shumë komod përpara televizorit”.

Xhovani Stropa, trajneri i Krotones, ka dashur të bëjë pak shaka në konferencë, me faktin se ylli i Juventusit, Kristiano Ronaldo, do të mungojë mbrëmjen e sotme në stadiumin “Ecio Shida”. “Duke i uruar shërim të shpejtë Ronaldos, Juventusi, edhe pa portugezin, ka një formacion të cilin, nëse e sheh, të mahniten sytë.

E vërtetë është se ata kanë qenë dhe mbeten skuadra më e fortë e Serisë A. Janë skuadra për t’u mundur në të gjitha senset dhe për ne ky fakt do të vlejë si një stimul për të shpresuar dhe për të bërë një ndeshje të madhe”.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com