I njëjti refren, De Biasi del në skenë për Italinë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Janar 2018 16:55
Ish-trajneri i Shqipërisë renditet pas dy emrave të njohur

Përmendja e kandidaturës së Gianni De Biasi-t për stolin e Kombëtares së Italisë nuk është më surprizë, por një lajm rutinë. Do të bëheshim më shumë merak nëse diçka e tillë nuk do të ndodhte. Këtë herë, emri i ish-trajnerit të Shqipërisë është përkrah trajnerit Roberto Mancini dhe Claudio Ranieri për garën për të ringritur italianët, që e shohin veten jashtë Botërorit të Rusisë.

Emri më i mundshëm është Mancini, pasi eksperienca e tij e madhe e favorizon më shumë se ish-trajnerin e Shqipërisë. Aventura e shkurtër me Alaves-in nuk i bën nder aspak “Ganiut”, ndërsa media italiane përmend ende sukseset e tij me Kombëtaren shqiptare. De Biasi nuk ka një ekip, një tjetër faktor që e favorizon.

Ranieri drejton ekipin e Nantes-it, por është i gatshëm ta braktisë për të marrë drejtimin e Italisë. Me Mancini-n të favorizuar dhe Ranieri-n pas tij, stoli i Italisë vazhdon të jetë po aq larg sa gjithmonë për trajnerin Gianni De Biasi. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike