I njëjti refren, De Biasi del në skenë për Italinë

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Janar 2018 16:55
Ish-trajneri i Shqipërisë renditet pas dy emrave të njohur

Përmendja e kandidaturës së Gianni De Biasi-t për stolin e Kombëtares së Italisë nuk është më surprizë, por një lajm rutinë. Do të bëheshim më shumë merak nëse diçka e tillë nuk do të ndodhte. Këtë herë, emri i ish-trajnerit të Shqipërisë është përkrah trajnerit Roberto Mancini dhe Claudio Ranieri për garën për të ringritur italianët, që e shohin veten jashtë Botërorit të Rusisë.

Emri më i mundshëm është Mancini, pasi eksperienca e tij e madhe e favorizon më shumë se ish-trajnerin e Shqipërisë. Aventura e shkurtër me Alaves-in nuk i bën nder aspak “Ganiut”, ndërsa media italiane përmend ende sukseset e tij me Kombëtaren shqiptare. De Biasi nuk ka një ekip, një tjetër faktor që e favorizon.

Ranieri drejton ekipin e Nantes-it, por është i gatshëm ta braktisë për të marrë drejtimin e Italisë. Me Mancini-n të favorizuar dhe Ranieri-n pas tij, stoli i Italisë vazhdon të jetë po aq larg sa gjithmonë për trajnerin Gianni De Biasi. /EDS/

Tour de France: Tifozët godasin dhe pështyjnë çiklistin | VIDEO

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
20 Korrik 2018 17:23
Incidenti me Chris Froome

Duhet të ishte një etapë e gëzuar ajo e të enjtes për Chris Froome. Çiklisti britanik e mbylli etapën e 12-të në vend të katërt duke u ngjitur në vend të dytë në renditjen e përgjithshme të Tour de France.

Por një video e publikuar së fundmi tregon një episode të shëmtuar që rrezikoi të prishë garën e tij. Gjatë etapës në alpe një prej tifozëve që po ndiqte garën iu afrua me nxitim dhe e goditi e madje disa minuta më vonë një tjetër edhe pështyu.

Vetë Froome nuk pranoi të komentonte pamjet televizive, por katër herë kampioni i Tour de France u duk që kishte mbetur i mërzitur me ngjarjen e shëmtuar.

Frika që mund të kishte reagime ndaj britanikut ishte e lartë pasi ai u shfajësua nga akuzat për përdorim lëndësh të ndaluara vetëm pak javë para nisjes së garës, diçka që nuk u prit mirë nga tifozët e sportit, të cilët vitet e fundit kanë parë raste të shumta të dopingut në çiklizëm./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

VIDEO | Tour de France: Geraint Thomas bën ''dopietë'', Nibali tërhiqet nga gara

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
19 Korrik 2018 23:35
Mbyllet etapa e 12-të

Geraint Thomas fitoi etapën e dytë rresht të Tour de France pas një finishi dramatik ku arriti të kalonte vijën para katër ndjekësve të tjerë, duke ruajtur Bluzën e Verdhë. Uellsiani arriti të dilte fitimtar ndaj kundërshtarëve për triumfin final si dy çiklistët e Team Sky Chris Froome dhe Tom Dumoulin.

32-vjeçari është britaniku i parë që fiton këtë etapë në Alpet “D'Huez”. “Kam mbetur pa fjalë. Nuk kishte asnjë mundësi që unë ta fitoja këtë etapë. Por vetëm vazhdova të ndiqja Dumoulin dhe Froome”, tha Thomas pas garës.

Italiani Vincenzo Nibali nuk do të ketë mundësi të vazhdojë më aventurën e tij në Tour de France pasi u rrëzua kur kishin mbetur edhe 4 kilometra nga etapa pas një përplasjeje me një motor dhe është konfirmuar se ka dëmtuar shtyllën kurrizore. Por për befasi të të gjithëve, para se të diagnostikohej shkalla e dëmtimit, 33-vjeçari arriti të mbyllte garën në vend të shtatë, 13 sekonda pas Thomas./EDS/

Rezultatet e etapës së 12-të

  1. Geraint Thomas (Team Sky) 5h 18’ 37”
  2. Tom Dumoulin (Team Sunweb) +2”
  3. Romain Bardet (AG2R La Mondiale) +3”
  4. Chris Froome (Team Sky) +3”
  5. Mikel Landa (Movistar Team) +7”
  6. Primož Roglic (Team LottoNL-Jumbo) +13”
  7. Vincenzo Nibali (Bahrain-Merida) +13”
  8. Jakob Fuglsang (Astana) +42”
  9. Nairo Quintana (Movistar) +47”
  10. Steven Kruijswijk (Team LottoNL-Jumbo) +53”

Renditja e përgjithshme

  1. Geraint Thomas (Team Sky) 49:24:43
  2. Chris Froome (Team Sky) +1’ 39”
  3. Tom Dumoulin (Team Sunweb) +1’ 50”
  4. Vincenzo Nibali (Bahrain-Merida) +2’ 37”
  5. Primoz Roglic (Team LottoNL-Jumbo) +2’ 46”
  6. Romain Bardet (AG2R) +3’ 7”
  7. Mikel Landa (Movistar) +3’ 13”
  8. Steven Kruijswijk (LottoNL-Jumbo) +3’ 43”
  9. Nairo Quintana (Movistar) +4’ 13”
  10. Daniel Martin (UAE Emirates) +5’ 11”

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Tour de France: ''Zverdhet'' Geraint Thomas, e ndjekin Froome e Dumoulin

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
18 Korrik 2018 18:52
Mbyllet etapa e 11-të

Britaniku Geraint Thomas është lideri i ri në Tour de France pasi fitoi etapën e 11-të dhe u ngjit në krye të klasifikimit të përgjithshëm të mërkurën pasdite. Çiklisti i Team Sky dha maksimumin e tij në 6 kilometrat e fundit duke e mbyllur garën 20 sekonda para shokut të skuadrës Chris Froome dhe Tom Dumoulin.

Belgu Greg van Avermaet, i cili kryesonte që prej etapës së tretë, mbeti shumë prapa me grupin e madh dhe humbi kryesimin në renditjen e përgjithshme.

Uellsiani Thomas, i cili para kësaj gare ishte 2 minuta e 22 sekonda pas Van Avermaet, nuk u duk asnjëherë në vështirësi në një etapë malore që vërtetoi edhe një herë forcën e Tem Sky në terrene të tilla. Ai madje arriti të rikuperonte 90 sekonda në dëm të spanjollit Mikel Nieve, duke i mohuar fitoren e parë në një etapë në Tour de France.

“Është e pabesueshme, nuk e prisja”, tha Thomas pas garës. “Shkëputja ime nga grupi ishte instiktive. Më erdhi keq për Mikel Nieven por më duhej kjo fitore dhe prandaj këmbëngula deri në fund. Është një nder që arrita të marr Bluzën e Verdhë. E dija që kjo ditë do të ishte një mundësi e mirë, por gjithashtu e dija se do të ishte e vështirë”./EDS/

Rezultatet e etapës së 11-të

  1. Geraint Thomas (Team Sky) 3h 29’ 36”
  2. Tom Dumoulin (Sunweb) +20”
  3. Chris Froome (Team Sky) +20”
  4. Damiano Caruso (BMC) +22”
  5. Mikel Nieve (Mitchelton-Scott) +22”
  6. Daniel Martin (UAE Emirates) +27”
  7. Jesús Herrada (Cofidis) +57”
  8. Romain Bardet (AG2R) +59”
  9. Vincenzo Nibali (Bahrain - Merida) +59”
  10. Nairo Quintana (Movistar) +59”

Renditja e përgjithshme

  1. Geraint Thomas (Team Sky) 44h 6’ 16”
  2. Chris Froome (Team Sky) +1 25”
  3. Tom Dumoulin (Sunweb) +1’ 44”
  4. Vincenzo Nibali (Bahrain-Merida) +2’ 14”
  5. Primož Roglic (LottoNL-Jumbo) +2’ 23”
  6. Steven Kruijsëijk (LottoNL-Jumbo) +2’ 40”
  7. Mikel Landa (Movistar) +2’ 56”
  8. Romain Bardet (AG2R) +2’ 58”
  9. Nairo Quintana (Col/Movistar) +3’ 16”
  10. Daniel Martin (UAE Emirates) +3’ 16”

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Bejsboll: Vazhdon të paguhet, edhe pse është tërhequr prej 17 vitesh

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
18 Korrik 2018 13:39

Bobby Bonilla është 55 vjeç, ka luajtur në Major League nga 1986 deri në 2001, ka marrë pjesë në gjashtë All Star Games dhe ka fituar World Series në vitin 1997 me Florida Marlins. Një karrierë e pasur, që do ti jepte çdokujt mundësinë për të jetuar mirë, duke i garantuar gjithashtu një të ardhme për brezat e rinj. Megjithatë Bonilla vazhdon të fitojë nga bejsbolli. Pa luajtur, pa ndonjë rol trajneri apo drejtuesi. E thjeshtë, New York Mets i paguan 1.19 milion dollarë çdo vit. Dhe do të vazhdojë ta bëjë deri në vitin 2035.

Si e ka bërë Bonilla një marrëveshje të tillë? Merita e agjentit të tij, Dennis Gilbert, por edhe pasojë e neglizhencës nga ana e drejtuesve te ekipit. Kur Bonilla u largua nga Mets në vitin 1999, ai kishte ende një vit kontratë, me vlerë 5.8 milionë dollarë. Në vend që të kërkonte pagesë të menjëhershme, menaxheri propozoi të prisnin dhjetë vjet, por me kushtin që Mets të paguanin 1.19 milion dollarë në vit për 25 vjet. Pra, që prej 1 korrikut të vitit 2011, ish lojtari i Mets paguhet rregullisht nga ekipi. Deri më tani ka arkëtuar 9.5 milionë dollarë, kur kanë mbetur edhe 17 pagesa për tu bërë. Dhe Bonilla gëzon shëndet të plotë. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.