I pafat mesfushori, dëmtohet kur do transferohej

Bakary Nimaga do të jetë i destinuar të vuajë edhe një tjetër dëmtim. E ka bërë edhe më parë, por në këtë moment ishte gjëja që nuk duhej t’i ndodhte. Mesfushori nga Mali është dëmtuar në miqësoren e fundit që kanë zhvilluar korçarët me Besën e Kavajës dhe dje nuk është parë në stërvitje.

Shkalla e dëmtimit ende nuk është përcaktuar, teksa mjekët e klubit bardhekuq thonë se nuk është diçka serioze. Megjithatë, kur ishte momenti i duhur që ai të transferohej në Moldavi te Sheriff Tiraspol, maleni dëmtohet dhe ndërlikon situatën që ishte plotësisht në favorin e tij dhe të Skënderbeut.

Klubi korçar përpos 300 mijë eurove për transferimin e tij, kanë kërkuar edhe 30 % të kartonit, shumë që po negociohej mes palëve. Mirëpo, në këtë situatë duhet që klubi t’i kushtojë rëndësi formës fizike të lojtarit që të mos humbasin një shumë të konsiderueshme që në këtë moment do ta ndihmonte shumë Skënderbeun.

Superkupa – Të shtunën në mbrëmje në “Selman Stermasi” do të diskutohet trofeu i Superkupës së Shqipërisë. Skënderbeu do të vihet sërish përball Laçit. Orges Shehi është debutues në karrierën e tij, ndërsa Artan Mërgjyshi nga ana tjetër e ka për të parën herë drejtimin e Laçit. Një përballje që pritet të vendoset nga trajnerët, pasi në përbërje skuadrat kanë lojtarë të të njëjtit nivel. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan