“I preferuari” De Biazit, Bulku flet për herë të parë si trajner

24 Mars 2019

Nuk është një sekret. Ervin Bulku ishte njeriu i besuar i Xhani De Biazit dhe më pas edhe i Kristian Panuçit. Por të gjitha ato që ish-mesfushori ka mësuar, sidomos nga i pari duhet t’i verë në jetë në sfidën e së hënës kundër Andorrës. Bulkut i është besuar drejtimi i kombëtares kuqezi në një moment aspak të lehtë, ndërsa në konferencën zyrtare për mediat ai shprehet i bundur për një fitore. “Duke qënë pranë skuadrës, mendoj që duhet ta harrojmë atë ndeshjen me Turqinë. Kjo ndeshje duhet fituar patjëter. Duhet të fillojmë qysh nesër dhe të vazhdojmë rrugën tone”, ka thënë Bulku, që më pas ka shpjeguar edhe emocionet në prag të debutimit si trajner.

Panucci

“Detyra ime është të fitojmë ndeshjen, bashkë me lojtarët sepse vetëm nuk e arrij dot. Padyshim që është një përgjegjësi e madhe që më ka dhënë Federata”. Andorra i ka kushtuar kombëtares kuqezi një nga humbjet më të turpshme. Përpara 17 vitesh, Bulku ishte në fushë si lojtar, ndërsa tani kthehet si trajner. “Ndryshimi është që kjo ndeshje duhet të fitohet me patjetër dhe jam i bidbnur që nuk do të ndodhë më ai gabim”, është shprehur ish-mesfushori.

(balkanweb)

www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan