I siguroi Ligën e Evropës skuadrës së tij, por Sociedadi i vendos çmimin e largimit Januzajt

02 Gusht 2020

Adnan Januzaj nuk pritet të mbetet edhe gjatë tek skuadra e tij aktuale Real Sociedad.

Sulmuesi shqiptar ka pasur një vit të mirë, duke shënuar gola vendimtar për klubin dhe duke i dërguar në Ligën e Evropës për edicionin e ardhshëm.

Megjithatë Real Sociedad nuk i ka ofruar kontratë të re sulmuesit anësorë, pasi ajo aktualja skadon në verën e vitit 2022.

Sipas asaj që ka raportuar Mundo Deportivo dëshira e lojtarit është të largohet nga baskët për tu rikthyer në kampionatin elitar anglez.

Adnan Januzaj . (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Kjo ka bërë që Real Sociedad mos t’i ofrojë kontratë të re dhe ta nxjerrë në shitje istogasin.

Finalistët e Kupës së Mbretit janë gati ta shesin Januzajn nëse vije ndonjë ofertë prej 18 milionë eurove.

25-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 29 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës spanjolle ku ka shënuar tetë gola dhe ka bërë katër asistime.

Januzaj para transferimit te Sociedad ishte pjesë e Manchester United, teksa luajti si i huazuar edhe për Sunderland e Borussia Dortmund. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan