I tha Guardiolas se ishte faji i tij për eliminimin e Cityt nga LK – Zinchenko sqaron deklaratën e gruas së tij

24 Gusht 2020

Oleksandr Zinchenko është munduar të sqarojë deklaratën e gruas së tij që ka thënë se është faji i Pep Guardiolës për eliminimin e Manchester Cityt nga Lyoni në Ligën e Kampionëve.

Trajneri katalunas i befasoi të gjithë me disfatën që pranoi nga skuadra franceze, pasi Citizens cilësoheshin si favoritë për të fituar garën.

City u mposht 3-1 nga Lyoni në çerekfinale, derisa Guardiola nuk e ka fituar garën qysh nga viti 2012 me Barcelonën.

Bashkshortja e Zinchenkos, Vlada Sedan që është një prezantuese e sportit në Ukrainë, ka thënë në kanalin e saj në YouTube: “Ju e keni parë çfarë ndodhi. Nuk jam lojtare, trajnere, kritike apo analiste. E kuptoj se mendimi im nuk ka peshë”.

“Ndoshta nuk bëjë mirë që e them këtë dhe Zinchenko mund të mos ma fal, por e gjitha që ndodhi është për fajin e Guardiolës”.

View this post on Instagram

Ми вже в ефірі😉⚽️ Кому сьогодні дістанеться трофей?🏆

A post shared by Vlada (@v.lada_sedan) on Jul 8, 2020 at 10:58am PDT

“Unë thjeshtë nuk ka fjalë, pasi të kesh atë strategji. Shikoni lojtarët e Cityt, çfarë banke rezervë kanë. Pak klube në botë mund ta kenë një skuadër të tillë që të kenë zëvendësime të tilla”, ka shtuar më tej ajo.

Zinchenko ka përdorur Instagramin e tij që të sqarojë deklaratën e gruas së tij: “Dua të them disa fjalë për atë intervistë. Mbi të gjitha, unë nuk kam kritikuar taktikat e trajnerit”.

“Nëse i shikoni intervistat e mija në të kaluarën, unë ende e kam mendimin se trajneri është numri 1 në punën e tij, andaj nuk kam lidhje me intervistat e tjera”, ka shkruar Zinchenko disi me acarim ndaj të dashurës. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Shfaq statistikat COVID-19

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com